Ervis Iljazaj

Prof. Asoc. Dr. Ervis Iljazaj

Doktor shkencash në Shkenca Politike, Universiteti i ‘’ La Sapienza’’, Romë Itali 2014, me tëmë dizertacioni :  ‘’ Modelet e ndryshme të drejtimit parlamentar’’, analizë krahasuese. Në vitin 2010 mbaron studimet post universitare Master i nivelit të dytë në Universitetin e ‘’ La Sapienza’’  në ‘’Institucionet Parlamentare’’ . 2007-2009   kryen studimet e Master Shkencor në Shkenca Politike në Universitetin e ‘’Camerinos’’ në itali. 2004-2007- mbaron studimet Bachelor në Shkenca Politike në Universitetin e ‘’Camerinos’’ në Itali.

Pjesmarrës në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe autor i artikujve shekncorë për çështjet që lidhen me institucionet politike, partitë politikë dhe parlamentarizmit. Prej viti 2016-2017 zv. drejtor i Shkollës Doktorale UET. Editorialist në median e shkruar. Prej vitit 2017-2018 drejtor i gazetës MAPO. Aktualisht pedagog i shkencave politike në Departamentin e Shkencave Sociale të Aplikuara në ‘’Universitetin Europian të Tiranës’’, si dhe Drejtor Ekzekutiv i ‘’Institutit Europian Pashko’’.