Erjona Canaj

Prof. Asoc. Dr. Erjona Bana

Prof. Asoc. Dr. Erjona Bana (Canaj) ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin “La Sapienza” Romë (Itali) si dhe ka kryer më pas Master të Nivelit të Dytë për mbrojtjen e të miturve. Znj.Canaj mban gradën Doktore shkencash e diplomuar nga Universiteti “La Sapienza” Romë (Itali), me specializim në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Europiane. Në vitin 2007 Znj.Canaj është licencuar pranë Dhomës së Avokatisë të Romës dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë (2008). Ajo ka punuar në disa nga zyrat e njohura të avokatisë në Itali. Njëkohësisht ka punuar pranë Universitetit ‘La Sapienza’, në Fakultetin Juridik, si tutor e studentëve (2007) dhe doktorantëve (2008) si dhe Asistente në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Europiane. Znj.Canaj ka punuar si pedagoge në Universitetin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë.

Prej vitit 2008 është pedagoge e brendshme në Fakultetitn Juridik në Universitetin Europian të Tiranës. Gjatë vitit 2011 Znj. Canaj ka mbajtur postin e Përgjegjëses së Departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Europiane të Fakultetit Juridik, në UET dhe koordinatore e Programit Juridik të Shkollës Doktorale pranë këtij Universiteti (2013-2014).

Ka fituar titullin Profesore e Asociuar në vitin 2015 pranë UT. Në vitin 2015 – 2016 ka mbajtur postin e Përgjegjëses së Departamentit të së Drejtës private të Fakultetit Juridik, në Universitetin Europian të Tiranës. Në vitin pasardhës akademik (2016-2017) ka mbajtur postin e Përgjegjëses së Departamentit të së Drejtës Publike, në po të njëjtin Fakultet. Po ashtu, është emëruar Dekane e komanduar e Fakultetit Juridik për periudhën kohore tetor-nëntor 2017.

Prof.Asoc.Dr. Erjona Bana (Canaj) është Lektore e lëndëve ”E drejtë europiane”, ”Të drejtat e njeriut” për nivelin Bachelor; për nivelin Master Shkencor/Master Profesional ”Të drejtat e njeriut. Debati dhe jurisprudenca bashkëkohore”; “Studime të avancuara në të drejtën europiane” dhe “E drejta e migracionit dhe refugjatit”.

Gjatë këtyre viteve ka marrë pjesë aktivisht në disa projekte kërkimore brenda dhe jashtë vendit, një pjesë e së cilave përfshijnë punën e saj si trajnuese në Shqipëri dhe Kosovë. Gjatë eksperiencës së gjerë në punën kërkimore, Znj.Canaj ka botuar disa libra brenda dhe jashtë vendit si Migration Law in Albania, (Kluwer Law International, 2019); E drejta e bashkimit familjar në Bashkimin Europian dhe në Shqipëri (UETPRESS, 2018);  E drejta dhe legjislacioni, (IKAP, Tiranë, 2017); E drejta e Bashkimit Europian (Onufri, 2014); Il diritto al ricongiungimento familiare e la sua tutela multilivello (Edizioni Nuova Cultura, Itali, 2014); Lëvizja e lirë e personave në Bashkimin Europian (UETRPESS, 2014) dhe një seri artikujsh shkencorë në fushat e saj të ekspertizës.