Erisela Marko

Erisela Marko

Në vitin 2006 mbaron studimet për Bachelor of Arts in Radio – TV and Film studies në

Eastern Mediterranean Universtity, Turkish Republic of Northern Cyprus. Në vitin 2009 mbaron studimet për Master of Arts in Communication and Media Studies në po të njëjtin universitet, me temë diploma ‘The Effects of New Communication Technologies on Teenagers: The case Study of Computer Games’. Një kërkim shkencor i cili është publikuar në vitin 2011 së bashku me një kërkim tjetër shkencor ‘Focusing on Eye Contact: Interpersonal Communication among Students at Eastern Mediterranean University’, ku Erisela është bashkë-autore.

Gjatë viteve 2004-2006 ka punuar si Student Assistent ne departamentin e Radio – TV dhe Filmit dhe në vitet 2006-2009 si Master Research Assistent ne departamentin e Komunikimit dhe Studimit te Medias ne Eastern Mediterranean University. 2009-2012 ka punuar si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Arteve ne Fakultetin e Artit Skenik dega Regji Filmi. Nga viti 2010 deri ne vitin 2017 ka punuar si asistente regjizore dhe si regjizore në televizionet Klan, Top-Channel, Digitalb dhe RTSH, me programe të ndryshme televizive dhe film kinematografikë me regji te Joshua Marston. Fitues i cmimit “Silver Berlin Bear” dhe “Prize of the Ecumenical Jury – Special Mention” ne Berlin Internation Film Festival 2011. Cmimi “Silver Hugo” ne Chicago International Film Festival 2011. “Special Mention” ne Hamptons International Film Festival. Nga viti 2017 mban pozicionin si Asistent Lektorë pranë Universitetit Europian të Tiranës në Departamentin e Shkencave Humane dhe Komunikimit, Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale