Erika Melonashi

Prof. Asoc. Dr. Erika Melonashi

Prof. Asoc. Dr. Erika Melonashi është pedagoge prej 7 vjetwsh pranë Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve, në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo ka gradën shkencore PhD në Psikologji nga Universiteti i Sheffield (UK) dhe titullin Profesor i Asociuar nga Universiteti Shtetëror i Tiranës. Prof. Melonashi ka eksperiencë disa vjeçare në punë-kërkimore shkencore në fushën e Psikologjisë së Shëndetit, në çështje që lidhen me cilësinë e jetës në sëmundjet kronike/moshën e tretë, sjelljet e rrezikshme për shëndetin, përdorimin e substancave (alkooli, duhani), menaxhimin e stresit etj. Ka punuar për një periudhë 3-vjecare pranë South East European Research Centre (SEERC) si kërkuese shkencore dhe bashkëpunëtore në projekte. Ka publikuar artikuj të ndryshëm në revista shkencore brënda dhe jashtë vendit, si dhe ka marrë pjesë në një sërë konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ka marrë pjesë në një sërë projektesh dhe trajnimesh të financuara nga Bashkimi Europian, si CONSUS: Connecting Science-Society for Sustainable Innovations, COST: Advancing effective institutional models towards cohesive teaching,learning, research and writing, COST Training School on Qualitative research etc.