Erasmus+

UET është institucion i arsimit të lartë, i përkushtuar në ndërkombëtarizimin e programeve të studimit, proceseve akademike dhe zhvillimit të stafit dhe kërkimit përmes mundësive që ofron ndërkombëtarizimi. UET synon të bëhet një qendër e rëndësishme kombëtare dhe rajonale sa i takon bashkëpunimit universitar, shkëmbimeve me karakter kërkimor shkencor dhe debatin e ideve që promovojnë vlerat akademike dhe ato të qytetarisë europiane. Ne synojmë ofrimin e diplomave të përbashkëta me universitete prestigjoze Europiane, me të cilat është ndërtuar partneritet në kuadrin e programeve të përbashkëta të studimit.

 

Nëpërmjet kësaj zyre UET ka arritur një bashkëpunim të frytshëm me universitete partnere prestigjoze si: Stockholm Business School në Suedi; Lappeenranta University of Technology në

Finlandë; The Hague University of Applied Sciences në Hollandë; Humboldt University dhe Hochschule Ludwigshafen në Gjermani; NOVA University of Lisbon në Portugali, Universiteti i Salzburgut në Austri; Universiteti i Bolonjës dhe Universiteti La Sapienza I Romës në Itali; Universiteti Etvos Lorand në Hungari, etj…

 

Në periudhën kohore 2015-2017, përmes projekteve Sigma Agile dhe Credit Mobility, kanë fituar të drejtën për të kryer periudha mësimore ose kërkimore në universitete europiane më shumë se 60 studentë të UET. Nga ana tjetër, UET është institucion pritës për 10 studentë nga Universitete partnere, të cilët kryejnë në UET semestre studimi në gjuhën angleze.