Endira Bushati

Prof. Asoc. Dr. Endira Bushati

Titullin akademik “Profesor i Asociuar” në Universitetin e Tiranës, Dhjetor 2012. Gradën shkencore “Doktor” i Shkencave Juridike, E Drejtë Civile. Studime pasuniversitare Universiteti i Bukureshtit në bashkëpunim me Universitetin e Sorbonës në fushën “E drejtë evropiane dhe e drejtë ndërkombëtare tregtare”. Kryer një sërë trajnimesh e specializimesh në disa universitete evropiane dhe autore shkrimesh e referimesh në revista e konferenca vendase e ndërkombëtare në fushën e të Drejtës Private. Pozicione në administratën publike si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) 2009-2014, këshilltare ligjore e Kryeministrit të RSH 2008-2009 etj.

Pedagoge e brendshme në UET që nga marsi 2015. Pjesëtare e Departamentit të Shkencave Juridike, Drejtë Private. Anëtare e Senatit Akademik UET. Kryetare e Komisionit të Posaçëm të Dhënies së Gradës Shkencore “Doktor”. Aktualisht lektore e lëndëve “E drejta civile II” dhe “E drejta e detyrimeve” në programin Bachelor dhe lëndës “Studime të Avancuara në të Drejtën Private” në programin e studimit Master.