Elvira Tabaku 

Dr. Elvira Tabaku 

Dr. Elvira Tabaku është Lektore në departamentin e Menaxhimit dhe Marketingut pranë Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit. Ajo ka mbrojtur doktoraturën në Marketing në vitin 2015 pranë Universitetit Europian të Tiranës. Znj. Tabaku ka mbaruar studimet Master i nivelit të dytë në Marketing pranë Universitetit të Tiranës ndërkohë që studimet e larta (bachelor) në degën Administrim Biznesi i ka kryer pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” (Elbasan, Shqipëri).

Kërkimi shkencor i znj. Tabaku është i përqëndruar në fushën e marketingut dhe turizmit duke i kushtuar një vëmendje të veçantë sjelljes së konsumatorit (si turist, student, etj). Znj. Tabaku ofron leksione në disa kurse në marketing dhe turizëm për studentët e menaxhim biznesit, financës dhe komunikimit në programet e ciklit bachelor dhe master. Është autore dhe bashkë-autore në disa artikuj dhe konferenca brenda dhe jashtë vendit.