Elta Derri

Elta Derri (Liksenaj) – (09/11/1992), mban pozicionin e asistente/lektores pranë Fakultetit  të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Departamenti i Shkencave te Komunikimit, në  Universitetin Europian i Tiranes (UET).  Ajo ka studiuar  Bachelor ne “Shkenca Komunikimi’’ dhe Master Shkencor ne Shkenca Komunikimi, profili  “Marredhenie me Publikun” pranë  Universitetit Hena e Plote Beder,Tirane.

Specializimet e saj pasuniversitare jashtë vendit,  kanë qenë të përqëndruara në fushën e komunikimit dhe mediave në dy institucione arsimore në Angli: – “Marketing dhe Reklame” në Coventry University Business School si dhe  “Shkrim kreativ”, “Diskursi i gjuhës në media dhe reklamë “Universiteti i Oksfordit, Departamenti i  Edukimit, Oksford, Britani e Madhe. Gjithashtu në Globe Business College në Munich të Gjermanisë ajo ka ndjekur Nivelin e pestë të Diplomës Pearson në “Studime Biznesi”.

Ajo ka marrë pjesë në trajnimin me fokus Gazetarinë Investiguese “Sur le Pas D’albert Londres”, organizuar nga Agjensia Franceze “Sur le Pas D’albert Londres” ne bashkepunim me Aleancen  dhe Ambasadën Franceze në Tiranë.

Ajo ka punuar si asistente Marketingu dhe Marrëdhenie me Publikun, në Zyrën e PR-it, pranë  Universitetit Hëna e Plotë, Beder, gjatë ndjekjes së studimeve Master. Në kompanitë Bio Trade Albania & Pinnacle Services sh.p.k, ajo ka qenë e angazhuar si Drejtuese Marketingu dhe Komunikimi.

Gjatë periudhës së studimeve universitare dhe pas përfundimit të tyre, ajo ka ndjekur një sërë intershipesh në media apo institucione të ndryshme: Departamenti i Komunikimit dhe Zyrës së Shtypit në Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Televizioni Klan, Departamenti i Lajmeve  si dhe në sektorin e Marketingut Digjital tek Kompania absence.io, gjatë ndjekjes së studimeve të biznesit  në Munich, Gjermani.

Fushat e saj të interesit dhe të ekspertizës  në  Departamentin  e Shkencave te Komunikimit, në  Universitetin Europian të Tiranes (UET) përshijnë: Komunikim Ndërkulturor, Shtypi i shkruar dhe media online, Komunikim Organizativ, Mediat e Reja, Gazetaria Qytetare etj. Deri tani ka qënë pjesëmarrëse dhe referuese me punimet e saj në dy konferenca shkencore: Konferenca e peste Akademike Nderkombetare ne Gjuhe dhe Letersi Angleze në Universitetin Hena e Plote, Beder si  dhe në Konferencen e peste Akademike Nderkombetare ne Drejtesi, Politike dhe Menaxhim mbajtur në Universitetin e Uashingtonit ne Rome, Itali.