Elta Derri (Liksenaj)

Elta Derri (Liksenaj) – (09/11/1992), mban pozicionin e asistente/lektores pranë Fakultetit  të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Departamenti i Shkencave të  Komunikimit, në  Universitetin Europian të Tiranës (UET).  Ajo ka studiuar  Bachelor në “Shkenca Komunikimi’’ dhe Master Shkencor në Shkenca Komunikimi, profili  “Marredhenie me Publikun” pranë  Universitetit Hëna e Plotë Bedër,Tiranë.

Specializimet e saj pasuniversitare jashtë vëndit,  kanë qënë të përqëndruara  në fushën e komunikimit dhe mediave në dy institucione arsimore në Angli: – “Marketing dhe Reklame” në Coventry University Business School si dhe  “Shkrim kreativ”, “Diskursi i gjuhës në media dhe reklame” Universiteti i Oksfordit,  Departamenti i  Edukimit, Oksford, Britani e Madhe.  Gjithashtu ne Globe Business College  në Munich të Gjermanisë ajo ka  ndjekur  Nivelin e pestë të Diplomës Pearson në “Studime Biznesi”.

Ajo ka marrë pjesë në trajnimin me fokus Gazetarinë  Investiguese “Sur le Pas D’albert Londres”, organizuar nga  Agjensia Franceze “Sur le Pas D’albert Londres” në bashkëpunim me Aleancën  dhe Ambasadën Franceze në Tiranë.

Ajo ka punuar si asistente  Marketingu dhe Marrëdhënie me Publikun, në Zyrën e PR-it, pranë  Universitetit Hëna e Plotë, Bedër, gjatë ndjekjes së studimeve master. Në kompanitë  Bio Trade Albania & Pinnacle Services sh.p.k, ajo ka qënë e angazhuar si Drejtuese Marketingu dhe Komunikimi.

Gjatë periudhës së studimeve universitare dhe pas perfundimit të tyre, ajo ka ndjekur një sërë intershipesh në media apo institucione të ndryshme: Departamenti i Komunikimit dhe Zyrës së Shtypit në Banka Kombetare Tregtare (BKT), Televizioni Klan, Departamenti i Lajmeve  si dhe në sektorin e Marketingut Digjital tek Kompania absence.io, gjatë ndjekjes së studimeve të biznesit  në Munich, Gjermani.

Fushat e saj të interesit dhe të ekspertizës  në  Departamentin  e Shkencave te Komunikimit, në  Universitetin Europian të Tiranes (UET) përshijnë: Komunikim Ndërkulturor, shtypi i shkruar dhe media online, komunikim organizativ, mediat e reja, gazetaria qytetare etj. Deri tani ka qënë pjesëmarrëse dhe referuese me punimet e saj në dy konferenca shkencore: Konferenca e pestë Akademike Ndërkombetare në Gjuhe dhe Letërsi Angleze në Universitetin Hëna e Plotë, Bedër si  dhe në Konferencen e pestë Akademike Ndërkombetare në Drejtësi, Politikë dhe Menaxhim mbajtur në Universitetin e Uashingtonit në Romë, Itali.