Elona Shehu

Dr. Elona SHEHU

Pozicioni në UET: Lektore / Drejtore Kabineti

 

 

 

 

KUALIFIKIMI AKADEMIK FUSHA E STUDIMEVE DHE UNIVERSITETI
Studime të Doktoratës Doktore Shkencash në Financë – Qeverisje Korporatash, Universiteti Europian i Tiranës
Studime Master Master ne Administrim Biznesi: Specializuar në Menaxhim Financiar: VU Amsterdam, Holande.

Master Shkencor në Ekonomi dhe Financë, Universiteti Europian i Tiranës: Tiranë, Shqipëri.

Studimet e larta, Bachelor Bachelor në Financë dhe Banka, Universiteti Europian i Tiranës.
Kurse të ndryshme specializimi Trajnim mbi Strategjite e Marketingut të Avancuar në  Kosovë; Program Kontabël Financa 5; Program Kontabël Alfa Platinium; etj.;

Ka ndjekur studimet e larta në fushën e financës në Shqipëri, Holandë dhe një semestër në Hungari. Në tetor të vitit 2017, i është akorduar titulli Doktor Shkencash në fushën e financës dhe qeverisjes së korporatave. Ka një eksperiencë afërsisht 3 vjeçare në fushën e kontabiliteti dhe financës së zbatuar, si dhe në menaxhimin financiar të projekteve. Ka referuar në disa konferenca dhe ka publikuar artikuj në revista të njohura në Shqipëri, jashtë dhe në Elsevier Scopus. Që prej vitit 2013 dhe në vazhdim është angazhuar në mësimdhënie pranë departamentit të Financës dhe Ekonomiksit pranë Fakultetit të Ekonomisë Biznesit dhe Zhvillimit e prej qershorit të vitit 2016 i është ngarkuar detyra si Drejtore Kabineti pranë Universitetit Europian të Tiranës