Elena Kokthi

PhD. Elena Kokthi

Pozicioni në UET: Lektore, Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut, Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit.

Ka kryer studimet doktorale jashtë dhe brenda vendit duke pasur si fokus çështjet që lidhen me cilësinë e produkteve lokale, skemat e identifikimit dhe promovimit të tyre në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Ka punuar dy vjet si përgjegjëse për analizën, vlerësimin dhe monitorimin e politikave në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ka punuar për dy vjet në Raiffeisen Bank si specialiste për kreditë e biznesit të mesëm.

Mësimëdhënia fokusohet në lëndët e profilit të Hartimit dhe Menaxhimit të Projekteve si  dhe Komunikimeve Marketing të Integruara. Pjesëmarrëse në disa projekte kërkimore me fokus sjelljen konsumatore dhe politikat publike si dhe projekte që lidhen me përmirësimin e ofertës akademike në Shqipëri.

Ka publikuar artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe ka marrë pjesë në një sërë konferencash shkencore.