Edvin Selmani

Dr. Edvin Selmani

Dr. Edvin Selmani është mjek Ortoped dhe Traumatolog me gradën Doktor i Shkencave në Mjekësi nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ( 2015) si edhe Master Shkencor në vitin 2006. Ka kryer specializim afatgjatë Fellowship në Ortopedi në Tennessee, SHBA ne vitin 2004-2005 si edhe në 2018 është zgjedhur International Scholar i Shoqatës Amerikane të Ortopedisë në Chicago, SHBA. Kryen  trainime çdo vit në SHBA dhe Europë. Është bashkautor i dy librave, “Menaxhimi i kontrollit të dëmeve në pacientët e politraumatizuar “ ( Springer 2018) si edhe “Ortopedia” tekst mësimor për studentët e mjekësisë (2019 në botim). Eshtë autor i mbi 30 artikujve të botuar jashtë dhe brenda vendit. Eshtë Editor–in- Chief i Revistës Mjekësore AJTES Albanian Journal of Trauma and Emergency Medicine si edhe anëtar i Bordit Editorial të 4 revistave mjekësore ndërkombëtare ARJOT, IJO, OJO, EOTR. shtë organizator i Konferencave Vjetore Mediko-Kirurgjikale për 10 vjet. Ka ekperience prej 10 vitesh në mësimdhënie si pedagog i jashtëm Universitetit Mjekësor të Tiranës.