Eda Gemi

Eda Gemi, PhD

Eda Gemi, PhD është lektore në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Europian të Tiranës. Ajo është, gjithashtu, Visiting Research Fellow pranë ISR – Institute for Urban and Regional Research të Akademisë së Shkencave të Austrisë në Vjenë. Pozicioni është akorduar nga Akademia e Shkencave të Austrisë në kuadrin e JESH- Joint Excellence in Science and Humanities.

Që nga viti 2010, Dr. Gemi mban postin e research fellow pranë Robert Schuman Centre for Advanced Studies e European University Institute (EUI) në Firence, Itali ku ajo është përfshirë në projekte kërkimore të fokusuara në studimet migratore.

Eda Gemi mban titullin Doctor of Philosopy nga Faculty of Business and Law i London Metropolitan University, Mbretëria e Bashkuar. Ajo ka fituar titullin Master of Arts në Studimet e Europës Juglindore nga Fakulteti i Shkencave Politike dhe Administratës Publike të Universitetit të Athinës.

Dr. Gemi ka botuar artikuj në revista shkencore të referuara, në vëllime, në media dhe ka shkruar dy monografi. Libri i saj i tretë me titull “Exploring integration and transnationalism in a cross-local perspective: Albanian migrants in Athens and Vienna” pritet të botohet në Shkurt 2019 nga Akademia e Shkencave të Austrisë.