Dritan Idrizi

MSc. Dritan Idrizi

Dritan Idrizi është Asistent Lektor dhe researcher pranë Universitetit Europian të Tiranës prej vitit 2016. Përgjatë viteve 2014 -2015 z. Idrizi ka ushtruar profesionin e Gazetarit pranë Top-Channel. Z. Idrizi ka kryer studimet Bachelor për Gjuhë Angleze dhe Masterin Shkencor në Gjuhë Angleze dhe Komunikim Ndërkulturor. Ai ka qenë pjesë e studentëve të ekselencës. Gjithashtu ka kryer edhe një Master në Menaxhim dhe Marketing Turizëm. Përgjatë viteve si student, z. Idrizi ka qenë i angazhuar në disa OJF. Z. Idrizi është autor/bashkëautor i disa artikujve shkencor dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu Z. Idrizi është përkthyes/redaktor i disa librave. Përgjatë periudhës si student ai ka qenë pjesë e disa trajnimeve “Youth in Action” pjesë e programit të Komisionit Europian dhe fitues i një projekti të mundësuar nga Komisioni Europian në kuadër të Youth in Action Programme. Z. Idrizi njeh shumë mirë disa gjuhë të huaja.