Dritan Egro

Prof. Asoc. Dr. Dritan Egro

Studiues i historisë së Shqipërisë, Ballkanit dhe Perandorisë Osmane. Autori i librave Historia dhe Ideologjia: një qasje kritike studimeve osmane në historiografinë moderne shqiptare (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2007); dhe Ligji osman ndër shqiptarët e Mesjetës së Vonë (Tiranë: Qendra e Studimeve Albanologjike 2012).
Autor i shumë punimeve dhe artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit për problemet e historisë, feve, nacionalizmit dhe identitetit, mes të cilave: “Rrënjët historike të Çështjes Shqiptare”, në Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX vol. I, (Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike 2018); “Islam in Albanian Lands, XV-XVII centuries”, në Religion und Kultur im Albanischsprachigen Südosteuropa  (Vienë: Peter Lang GmbH, Frankfurt am Main 2010); “L’Islam dans les Balkans”, në Pour une grande histoire des Balkans des origines a 1912 (vol. III, Paris: A.I.E.S.E.E 2009); “Arnavut Milliyetçi Doktrininde Osmanlı İmparatorluğu’nun ve Avrupa’nın Algılanışı”, në OTAM, s. 33 (Ankara: Ankara University 2014). Anëtar bordi revistash shkencore brenda dhe jashtë vendit. Titullar lëndësh dhe udhëheqës shkencor në programet MA dhe Doktoraturë në Qendrën e Studimeve Albanologjike (2008-2016). Titullar lëndësh në programet BA në Universitetin e New York-ut, Tiranë, 2004-2016. Në vitet 1991-2016 kërkues shkencor në Institutin e Historisë, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike.
Nga janari i vitit 2017 pedagog në Universitetin Europian të Tiranës. Që prej prillit 2018, dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit, UET. PhD në Histori, Bilkent University (Ankara, Turqi); MA në Histori, Ankara University (Ankara, Turqi); BA në Histori, Universiteti i Tiranës.