Departamenti i Arteve të Aplikuara në UET fton studentët të marrin pjesë në shfaqjen teatore “Kreditorët”

Departamenti i Arteve të Aplikuara në UET në kuadër të promovimit të degëve që ofron, fton studentët të marrin pjesë në shfaqjen teatore “Kreditorët”.
Kryevepra “Kreditorët” e A. Strindberg vjen sërish tek arTurbina, në 15 & 16 Dhjetor ora 18:00.
Kjo shfaqje e sjellë me regji të Luli Hoxhës vjen me interpretimin e aktorëve të njohur: Laert Vasili, Helidon Fino, Luli Hoxha dhe Tringa Shala.
Këtë vit Universiteti Europian i Tiranës vjen me një ofertë akademike të zgjeruar, pjesë e së cilës janë edhe degët e artit, në të dyja ciklet e studimit Bachelor dhe Master. Arte pamore, Arte Skenike, Arte Muzikore si dhe një Diplomë Profesionale janë këto mundësitë e zgjedhjes që ofron Departamenti i Arteve të Aplikuara. Të gjithë studentët e UET janë të ftuar të marrin pjesë në këtë shfaqje por në veçanti studentët e këtij departamenti, të cilët pjesëmarrjen në aktivitetet e shumta të kësaj natyre mund ta shfrytëzojnë më së miri në favor të formimit personal në kuadër të degëve për të cilat studiojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *