COORP

COORP – PLATFORMA OFFLINE & ONLINE E KËRKIMIT SHKENCOR

Në datën 8 Qershor  në ambjentet e Institutit Kanadez të Teknologjisë u bë prezantimi i platformës innovative COORP. Insituti Kanadez i Teknologjisë dhe Universiteti Europian i Tiranës kanë inicuar ngritjen e COORP- një platflormë online dhe offline për kërkimin shkencor.  Kjo iniciativë është mbështetur dhe nga PERFORM, një projekt i financuar nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Takimi u drejtua nga Blerjana Bino, UET dhe Fabjan Lashi, CIT të cilët diskutuan me pjesëmarrësit mbi zhvillimin e kësaj platforme.
Synimi i përgjithshëm i projektit është të asistojë në rrjetëzimin dhe integrimin e komunitetit akademik shqiptar me komunitetin ndërkombëtarë të kërkuesve shkencorë, si dhe t’i përgjigjet me efiçencë thirrjeve për grante kërkimore. COORP ka dy dimensione, offline për zhvillimin e kapaciteteve dhe dimensionin online.
Iniciativa vjen në dritën e reformës së re në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri. Shumë akademikë e përshëndetën risinë, duke qenë se përbëm një hap drejt zbehjes së ndarjes klasike në retorikën midis universiteve publike dhe private në Shqipëri.  Partnerët nga universitetet publike janë: Fakulteti i Ekonomisë-Universiteti iTiranës, Universiteti Aleksandër Moisiu – Durrës, Universiteti  Aleksandër Xhuvani – Elbasan; Universiteti Fan S. Noli – Korçë; Universiteti Luigj Gurakuqi – Shkodër. Partnerët nga universitetet private janë: CIT, UET, EPOKA, Universiteti Polis, SHLUJ Marin Barleti, Universiteti Luarasi, Universiteti i New York Tiranë. Përveç kësaj, pjesëmarrës ishin dhe përfaqësues nga think-tanke dhe qëndra kërkimore në Shqipëri.

COORP Newsletter 1

For more visit COORP website: http://coorp.al/
For more on the PERFORM visit http://www.perform.network/en/about-perform/
For more please visit: http://www.mapo.al/2016/06/nje-platforme-e-re-bashkepunuese-per-kerkimin-shkencor/1

http://www.mapo.al/2017/11/kerkuesit-shqiptare-njihen-me-metodat-kerkimore-inovative/