CLEAN SCORE

Cilësia e mësimdhënies është ngritur si një nga problematikat më të rëndësishmë në Shqipëri, e për më tëpër në vitët e fundit duke patur dhe një numër më të lartë të universiteteve private. Kjo çështje është e vështirë të gjejë zgjidhje me anë të reformave. Dy nga problematikat më të mëdha lidhen me mungesën e transparencës në vlerësimin e studentëve dhe cilësia e ulët e moduleve mësimore/teksteve. Projekti CleanScore do të trajtojë këto dy problematika.

ClearScore është një projekt i veçantë, jo vetëm për shkak të qëllimeve të tij ambicioze, por edhe për shkak të natyrës së zhvillimit të tij. ClearScore synon të vendos një mënyrë të re vlerësimi dhe raportimi për çdo provim që studentët kryejnë , po ashtu ka qëllim përdorimin e teksteve të reja për lëndë specifike. ClearScore është një qendër vlerësimi dixhitale që synon transparencë në vlerësimin e studentëve, si dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies duke zëvendësuar tekstet aktuale me versionet e përditësuara të botimeve ndërkombëtare.

Ky projekt është financuar nga AADF, e cila është një korporatë jo-fitimprurëse e qeverisur nga Bordi i Besimit, i cili vepron tërësisht në Shqipëri. Misioni i fondacionit është të lehtësojë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe krijimin e një shoqërie demokratike në Shqipëri. Gjithashtu, synon të kontribuojë në stabilitetin e Evropën Juglindore.

Fisha e Projektit

Koordinator Projekti në UET
Dr. Ketrina Cabiri (Mijo)
[email protected]