Bursat

 

Që nga themelimi Universiteti Europian i Tiranës ka kthyer tashme në një traditë shumë të rëndësishme sistemin e bursave:  një sistem të gjerë të shumëllojshëm të bursave për të integruar në Universitetin Europian të Tiranës të gjitha shtresat,të gjithe kategoritë sociale,të gjitha profilet e jetës publike, me theks promovimin e ekselencës.

Bursat Pashko jepen nga Institutit Europian Pashko, për nder të ekonomistit dhe udhëheqësit liberal, lider i lëvizjes të dhjetorit, themeluesit të universitetit të parë privat në Shqipëri,Gramoz Pashko, në të cilën nominojnë studentë të shkëlqyer që vijnë nga shtresa të pa favorizuara.  Bursa shoqërohet për 36 muaj dhe nga një pagesë mujore, përvecse zero tarifa bazë, pagesa mujore 25 mije lekë të reja për 36 muaj për përfundimin e plotë të ciklit të studimeve.

Qëllimi i Bursës Pashko është promovimi i grupit të përhershëm i cili ndan ose është aktiv për idetë liberale, “liberalistëve ekonomik” dhe i shërben komunitetit të studentëve nëpërmjet intershipit pas vitit të parë dhe ruan një parakusht qe duhet një mesatare ekselente.

  1. 100 bursa ekselente,

Rrjeti i 100 studentëve më të mirë ekselentë është një organizim i përhershëm në Universitetin Europian të Tiranës dhe diferencohet nga pjesa tjetër e studentëve për cilësine e lartë, ekselencën dhe aktivizimin qytetar.

Ky klub që funksionin që prej ditës të fillimit të Universitetit Europian të Tiranës, cdo vit në 31 Mars azhornohet me 100 studentët më të mirë me mesataren më të lartë,p or me kusht që të jenë mbi 9,75 pra pranohen 100 nga 1000 më të mirët e maturës shtetërore dhe përfaqësimi I kësaj burse është të qënit në 100 studentet më të mirë të të gjithë universitetit ciklit bachelor, por me kushtin që të jenë me mesataren 9.75. Ky grup  merr pjesë në jetën e klubeve profesionale të universitetit, në debatet publike, në konkurse dhe në forma të tjera duke shërbyer si lider dhe model i studentit në Shqiperi.

  1. 500 gjysem bursat dhe bursat e plota për shkencat sociale dhe humane.

Universiteti Europian I Tiranes bëhet universiteti I parë I cili ka hapur gjithë gamën e degëve të shkencave humane sociale edhe pse shpesh ato janë të vështira në treg për tu financuar nga përdoruesit.  Për këtë qëllim ky kontigjent bursash I është dedikuar promovimit të këtyre dëgëve me anë të bursave apo gjysëm bursave në degë të tilla si: filozofia,antropologjia,sociologjia,letërsia, gjuha,artet, historia, studimet religjoze etj, pra te gjitha degët sokratike të cilat përbëjnë bazën e ndërtimit të një Universiteti dhe aorten dhe shpirtin e një universiteti.

Aq më tepër që Universiteti Europian është themeluar edhe për shkak të formimit akademik të themeluesve të tij, si: ai shkencave sociale dhe humane.

Kusht bazë për këto lloj bursash është aktivizimi studentor, pjesëmarrja në debate,grupe kërkimore etj , dhe ruajtja e një niveli të caktuar të mesatares sipas deges dhe sipas momentit të hyrjes në sistemin akademik si dhe kontributi në shërbim të komunitetit të  studentëve dhe te institucionit në raport me mënyrën se si studentët marrin pjesë në qeverisjen dhe menaxhimin e institucionit.

Tek bursat sociale bën pjesë edhe një komunitet I studentëve vip, te cilët janë protagonist shoqërorë në arte në sporte, spektakle, kulturë të cilët janë si një student model për këtë gjë.