Brunilda Hoxhaj

Dr. Brunilda Hoxhaj

Doktore në Shkencat e Punës dhe Politikave Sociale, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale. MsC në fushën e Politikave Sociale për target grupet në nevojë, Universiteti i Tiranës. BA në degën Puna Sociale, Universiteti i Tiranës.

Trajnime dhe kualifikime në trajtimin e problematikave dhe këshillimin e fëmijëve në situatë rruge, grave dhe vajzave të dhunuara, minoritetit rom dhe egjyptian, të moshuarve.

Autore e disa botimeve në fushën e ofrimit të shërbimeve sociale për të moshuarit dhe politikave rreth këtyre shërbimeve në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Me përvojë 4- vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar në sektorin publik dhe jo-publik, eksperiencë  në fushën e shërbimeve sociale, shoqëri civile kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht pedagoge me kohë të plotë në UET, pranë Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve, Fakulteti i Shkencave Humane,Edukimit dhe Arteve Liberale.