Brikena Smajli

Dr. Brikena SMAJLI

Pozicioni në UET: Lektore
Departamenti i Shkencave Humane dhe Komunikimit

Ajo ka përvojë mbi 20 vjeçare në mësimdhënie, 8 prej të cilave i përkasin mësimdhënies në universitet si lektore në Kolegjin Universitar Bedër  dhe së fundi, në Universitetin Europian të Tiranës. Në sajë të programit të shkëmbimit të stafit akademik MEVLANA, ka dhënë leksionet: „Culture and translation“ dhe „Naim Frashëri as an ottoman author, poet and translator“ në Fakultetin e Arteve dhe Shkencave, Departamenti i Sudimeve mbi përkthimin, të Universitetit Sakarya, Turqi. Ka publikuar artikuj shkencorë në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit, si edhe ka referuar në konferenca ndërkombëtare në vende të ndryshme si: Itali, Slloveni, Bosnje Hercegovine, Serbi etj.

Ajo është poete dhe përkthyese. Ka botuar librat: “Të fundit vdesin ulkonjat”, 1997 dhe “Përditë ndërtoj shtëpi me ashkla“, 2006, ndërsa “Chaque jour je bâtis ma maison avec des copeaux”,është një përzgjedhje e librit të fundit, përkthyer e botuar në Francë nga Élisabeth Chabuel në 2015. Poezitë dhe prozat poetike të saja janë përkthyer dhe vlerësuar në takimet ndërkombëtare letrare si edhe janë përfshirë në antologjitë e ndryshme poetike ku prezantohet poezia dhe letërsia shqipe. Në fushën e përkthimeve ajo ka sjellë herë pas here në shqip ese të T. S. Eliotit, Paul Celanit, John Updike-ut dhe Margaret Atwood-it, Ben Okri-së, Carlos Fuentes-it, Eugene Jonesko-s si edhe prozat e shkurtra apo pjesë nga vepra e Alvaro Mutis-it, Manuel Rivas-it, Eduardo Moga-s, poezitë e Silvia Plath-it, Gustavo Adolfo Bécquer-it, Eduardo Moga-s. Kohët e fundit ka sjellë në shqip librin me proza dhe poema Pure latine, të autorit meksikan Carlos Campos Serna, Sh.B. “Gjergj Fishta”, Tiranë, 2014.