Brikena Mile

Brikena Mile MsC.

Asistent Lektore pranë Fakultetit të Shkencave Juridike që prej vitit 2015 në Universitetin Europian Të Tiranës, në  lëndët e drejta civile, e drejta e detyrimeve, e drejtë ndërkombëtare private dhe filozofia e së drejtës. Ajo ka mbaruar studimet për drejtësi në Univesitetin e Tiranës, në periudhën 2008-2011, dhe ka kryer ciklin master shkencor po në këtë universitet, në periudhën 2011-2013, në profilin ‘E drejtë civile’. Në 2014-ën merr titullin Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Për një periudhë të shkurtër ka punuar pranë një studioje avokatie dhe noterie. Gjithashtu ka publikuar artikuj të ndryshëm në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare me fokus të problematikave që rrjedhin nga marrëdhëniet e detyrimeve dhe teori mbi natyrën e ligjit. Nga dhjetori  i 2016-ës është drejtuese e  Klubit  Studentor “ Young Lawyers”.