Blerta Aliu

Blerta Aliu

Blerta Aliu punon si lektore në lëndë të së drejtës private, si e drejta e punës dhe sigurimeve shoqërore, dhe  çështje të së drejtës ekonomike në Fakultetin e Shkencave Juridike,  UET. Ajo ka ndjekur studimet e doktoraturës në UET, nëpërmjet një burse ekselence në vitet akademike 2011-2015, me ekspertizë në fushën e së drejtës së biznesit, me fokus në “Përgjegjësinë Sociale të Shoqërive Tregtare”; si dhe ka liçencë Avokatie.

Blerta ka një sërë publikimesh dhe konferencash, ku përmendim konferencën e mbajtur në Pragë, Çeki, Central Bohemia University, mbi Integrimin dhe Inovacionin në Shkencë dhe Edukim, në 2013-ën  për politikat bashkë-vendimmarrëse të shoqërive tregtare në Shqipëri, në nivel krahasues me Gjermaninë; më tej, në konferencën “Ditët Shqiptare të Studimit”, UET, për “Përfshirjen e kuotave/aksioneve të shoqërive tregtare në regjimin pasuror të bashkëshortëve”  apo në konferencën ndërkombëtare mbi ligjin, politikën dhe menaxhimin,  në Romë, shtator 2018,  për ligjin e falimentimit në raport me ligjet e tjera.

Mund të përmendim edhe trajnime në nivel kombëtar, si ai i Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Industrisë, mbi “Burimet njerëzore, Rekrutimet, Selektimet dhe Menaxhimi”, apo në nivel ndërkombëtar në  bashkëpunim me  Erasmus +, në Serbi, 2016, mbi metodologjitë e studimit, apo në Turqi, 2017, mbi të drejtat e njeriut dhe mos-diskriminimin.