Blendi Lami

Dr. Blendi Lami

Dr. Blendi Lami është lektor në Universitetin Europian të Tiranës, Fakultetin e Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Departamentin e Shkencave të Aplikuara dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Është ekspert në fushat e politikës së jashtme, diplomacisë, gjeopolitikës dhe sigurisë. Ka punuar më parë kryeredaktor në revistën “Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe projekt menaxher në organizatën joqeveritare “Hapësirë”, ku ka qenë pjesë e grupeve kërkimore në projekte në fushën gjeopolitike. Aktualisht, përveçse pedagog në UET, Dr. Lami është anëtari i bordit akademik të revistës ndërkombëtare “The Central European Journal of International and Security Studies”.

 

Eksperienca e tij në fushën akademike është e gjerë. Përvoja në fushën pedagogjike gërshetohet me kontributet në sferën e botimeve shkencore. Ndër publikimet kryesore të Dr. Blendi Lamit janë:

 

  • Lami, B. (2018). Recalibration of Turkish Foreign Policy During AKP Era. The Central European Journal of International and Security Studies. (revistë e indeksuar në Scopus). Prague: Metropolitan University Prague. Volume 12, Issue 3, September.
  • Lami B. (2017). Influence of Turkish Foreign Policy in Albania, 2002 – 2015. European Journal of Multidisciplinary Studies. January-April, Volume 2, Issue 1.
  • Lami, B (2016). Determinants of Turkish Foreign Policy, Polis 14, Tiranë: UET Press.
  • Lami, B. (2016). New Turkish Foreign Policy on Western Balkans, Illyrius. Roma: Sapienza University Press.
  • Lami, B. (2015). Strategy for energetic security. Albshkenca, Volume VI, Nr. 3.
  • Lami, B. (2015). Energetic security and national security: approaches in the Western Balkans and Albania in particular. Military Journal. Academy of Defense of Albania.
  • Lami, B. & Cami, Sh. (2013). Marketingu Politik në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Tirana: M&B.