Arkitekti njohur Arben Biçoku njëkohësisht edhe anëtari i Bordit të Besimit në UET duke i uruar studentëve të rinj të Fakultetit të Inxhienerisë, Informatikës dhe Arkitekturës u tregoi atyre rëndësinë që kanë këto degë sot jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe atë të huaj.

E mbaj mend kohën kur unë kam qenë student ose aspirant për student dhe njeriun e shoqërojnë ato dilemat se çfarë rruge do të zgjedhë dhe çfarë rruge do të marri. Sot unë vij mbas një eksperience jetësore të gjatë, kam punuar gjatë dhe mund t’iu them këtë, se duke zgjedhur këtë fakultet, duke zgjedhur këto degë që ju keni zgjedhur, mendoj që keni zgjedhur degët e duhura.

Në çfarë pikëpamje? Janë degë që bazohen mbi zhvillimin teknik dhe teknologjik, dhe degë që i shërbejnë sektorëve të tillë, duke filluar nga sektorët e prodhimit, vazhduar tek ajo pjesë që quhet kërkim-zhvillimi, dhe deri tek informatika, të cilat janë të lidhura me gjithë jetën e sotme.

Pse them që janë degët e duhura? Historia e njerëzimit, e dy-tre shekujve të fundit karakterizohet nga zhvillimi teknologjik, pra në qoftë se shohim shtrirë në një kohë shumë të gjatë historinë e njerëzimit, ka pasur një pjesë me shekuj e cila ka qenë në ngritje, po me ngritje aq të ulët sa konsiderohej gati drejtvizore, pra po të shohim çka ngjarë që nga koha e romakëve e deri në vitin 1700, pak gjë ka ndryshuar në zhvillimin e shoqërisë njerëzore, po them në planin ekonomik, në planin social.

Kurse po të shohim dy tre shekujt e fundit kemi disa fenomene që fillojnë që nga vitet 1700, me atë që quhet Revolucioni Industrial, i cili u bazua mbi prodhimin që bazohej mbi makina, dhe makinat e para kanë qenë makinat me avull, që u futën qoftë në prodhimin industrial, qoftë në transport, dhe e akseleruan shumë zhvillimin, për të vazhduar në një moment tjetër që ka ardhur në gjysmën e dytë të shekullit XIX, që është shpikja e elektricitetit e cila ka qenë një revolucion i dytë industrial, duke sjellë motorat elektrikë, pati një zhvillim shumë të madh të të gjthë vendeve perëndimore, për të ardhur tek një moment i tretë ose i tretë dhe i katërt bashkë, po ka qënë shumë afër në kohë, që janë futja e informatikës, që është një gjë që e transformoi komplet shoqërinë njerëzore, sikurse dhe zhvillimi i industrive të komunikimit për të ardhur deri tek smartphone-ët që ne kemi sot, edhe që, bashkuar bashkë të dy fenomenet, zhvillimi i informatikës me zhvillimin e telekomunikimit, sot e kanë çuar zhvillimin e shoqërisë, zhvillimin njerëzor, zhvillimin e teknologjisë, zhvillimin e prodhimit, në ritme shumë të larta.

Janë ritme të cilat bazohen mbi inxhinierët dhe mbi informaticienët, ndaj unë them që ju keni zgjedhur degën e duhur, fakultetin e duhur, unë do shtoja dhe universitetin e duhur. Unë vetë kam pasur një djalë që ka studiuar në këtë universitet, nuk jam pedagog i universitetit këtu, unë thjesht jam anëtar i bordit të besimit, por djali im ka studiuar në këtë universitet dhe është diplomuar këtu. Pse keni zgjedhur degën e duhur? Ka studime të cilat tregojnë që gjatë jetës njerëzve i duhet për hir të tregut të punës nganjëherë të ndërrojnë edhe profesion. Dhe studimet tregojnë që njeriu ndërron mesatarisht 3 herë profesion. Një pjese prej jush do ti ndodhi. Mua vetë më ka ndodhur. Jam detyruar që për një arsye apo për një tjetër të bëj një gjë në një moment dhe në një moment të mëtejshëm të kaloj dhe të bëj një gjë tjetër, por gjithmonë brenda degës që kam qenë.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që në qoftë se detyrohesh që për hir të tregut të punës të ndërrosh profesion, ti e ke shumë kollaj me formimin inxhinierik që ke, të adaptohesh në një gjë të përafërt, në nj ëgjë të ngjashme, sepse aparati i formimit që merr, bazuar mbi matematikën kryesisht, vazhduar me informatikën, vazhduar me shkencat inxhinierike që kanë shumë matematikë brenda, e sheh që është shumë i kollajshëm për tu adaptuar edhe në gjëra të tjera dhe nuk ke vështirësi për të marrë njohuri të tjera shtesë për të bërë një gjë tjetër që del dhe përtej formimit tënd bazë, formimit profesional bazë që kë marrë.

Kështu që bashkuar në të gjitha këto unë do thoja që ju lumtë për zgjedhjen që keni bërë, mirë se keni ardhur në UET, do tiu uroja shumë suksese, do tiu thoja gjithsesi që duke qënë në degët inxhinierike, e keni sfidë përpara, ju kërkohet punë. Uroj ta bëni me sa më shumë pasion. Një gjë që bëhet me pasion, që nuk e konsideron detyrim të kthehet në kënaqësi. Mua profesioni më është kthyer në kënaqësi, gjërat e punës time unë i bëj me qejf, nuk i konsideroj që janë ‘bobo, ça më duhet të bëj’, po i bëj me qejf sepse përgjithësisht të kërkohet që të bësh një punë krijuese, dhe puna krijuese ka vështirësinë e vet, po kur ti e zgjidh, të jep një satisfaksion goxha të madh. Është njësoj si puna e atij artistit, që krijon një vepër dhe pastaj i gëzohet asaj veprës që ka bërë. Do t’iu uroja shumë suksese, dua ta mbyll duke ia kaluar fjalën zëvendës rektores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *