Besarta Vladi 

Besarta VLADI 

Besarta Vladi ka përfunduar studimet Bachelor pranë Universitetit të Tiranës dhe pranë Universitetit Europian të Tiranës (Shkenca Politike dhe MarrëdhëniePublike – Komunikim), me rezultate shumë të larta. Ajo gjithashtu ka përfunduar Masterin e Shkencave pranë Universitetit Europian të Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Astonit në Angli. Znj. Vladi ka përfunduar Doktoraturën në fushën e Menaxhimit të Inovacioneve. Që prej vitit 2012 ajo punon si pedagoge e brendshme pranë Universitetit Europian të Tiranës, Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut. Gjatë vitit 2016-2017 ka punuar si Këshilltare pranë Ministrit të Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike, në kuadër të Programit Lead Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Në vitin 2017 ka përfunduar me sukses një program Ekzekutiv pranë Universitetit të Harvardit/ Harvard Kennedy School. Ajo është gjithashtu pjesë e Alumnit të WEASA Academy të Kolegjit të Europes në Varshavë. Aktualisht Znj. Vladi punon si lektore pranë Universitetit Europian të Tiranës si dhe mban postin e Sekretares së Përgjithshme pranë këtij universiteti. Fusha e saj e interesit lidhet me menaxhimin e inovacioneve dhe zhvillimin e qendrueshëm, menaxhimin e projekteve dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Znj Vladi është pjesë e disa projekteve ndërkombëtare të financuara nga BE si Consus, Cost, Innoplatform, IT-Governance, Blue Boots, IT Governance, Innoplatforme etj.