Arfjona Koçibellinj

Arfjona (Koçibellinj) DUKA. Msc

Arfjona (Koçibellinj) DUKA, është Asistent/Lektore prej 3 vitesh në Departamenti juridik, Fakulteti i shkencave Juridik, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, UET. Nga viti 2016 e në vazhdim është Lektore e lëndës “Shkrim dhe arsyetim ligjor“ dhe As/Lektore, në lëndët: “E drejtë kushtetuese“, “E drejtë Publike“, “E drejta e detyrimeve dhe kontratave“, “Të drejtat e njeriut“.

Në vitin 2010 ka kryer trajnime të avancuara lidhur me, “Njohjen e Legjislacionit Mjedisor dhe Sfidat e zbatueshmërisë së tij”, po në këtë vit ka qenë pjesë e trajnimit (Kurs i avancuar) mbi: “Integrimin European, dhe Sfidat Institusionale të BE”, organizuar nga UET në bashkëpunim me Universitetin  Aston-it, Birmingham.

Në vitin 2014 ka përfunduar studimet Master Shkencor dega: E Drejtë Private.  Gjatë këtij viti ka qenë pjesë e projektit “Word Universities Comparative Law Project” Legal raiting of Albania, organizuar nga Allen & Overy Global Low Inteligence Unit, për të cilën është botuar në Angli revista përkatëse.

Në vitin 2015 është trajnuar nga ASPA mbi legjislacioni ‘Për Prokurimet Publike” dhe Realizimin praktik të procedurave të prokurimit”.

Nga viti 2014-2016 ka punuar në Teatrin Kombëtar si specialist juriste. Në vitin 2016 është licensuar si avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ajo ka marr pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka publikuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.