Ardvin Kraja

Dr. Ardvin Kraja

Ardvin Kraja është Lektor në Departamentin Juridik të Universitetit Europian të Tiranës. Momentalisht është i angazhuar në lëndët e të Drejtës Private, në kuadër të profilit të studimeve që ka ndjekur në këtë fushë.  Në vitin 2017 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” në fushën e të drejtës së bisznesit.

Pjesëmarrës nё disa referime të ndryshme (konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare), si dhe ka publikuar artikuj shkencorë, në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Mund të përmendim faktin, që ka qenë pjesëmarrës në trajnime të ndryshme kombëtare dhe ndërkomabëtare.

Eksperiencën profesionale e ka filluar pranë studiove ligjore, duke vazhduar më tej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si pjesë i stafit trajnues. Më pas, ka pasuar në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të 2 kompanive me kapital të huaj, dhe që nga fundi i vitit 2015 është i angazhuar si pedagog pranë Universitetit Europian tё Tiranёs.