Arben Dushi

Prof. Asoc. Dr. Arben Dushi

Ing. Arben Dushi fill pas diplomimit në vitin 1983 në degën e Inxhinierisë Mekanike, u emërua pedagog pranë Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës ku punoi për gati 15 vjet pa ndërprerje. Mori gradën Kandidat i Shkencave në 1990, Doktor i Shkencave në 1994 dhe titullin Prof. Asoc. në vitin 2000.
Nga 1998 deri në vitin 2006, ai  kreu disa detyra të tjera si Drejtor i Agjensisë së trageteve të kompanisë italiane “Adriatica” për Shqipërinë dhe më pas si Drejtor i Njësisë së Zbatimit të Projekteve të Zyrës së Kooperacionit Italian në Shqipëri.
Pas këtyre eksperiencave, Ing. Dushi për gati një dekadë ushtroi aktivitetin e tij në sektorin privat të industrisë.
Përgjatë tëre kësaj periudhe, ai shërbeu edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Pas rikthimit në vitin 2016 si pedagog me kohë të plotë në KPT, në Tetor 2018 transferohet në UET, në Fakultetin e sapohapur të Inxhinierisë, Informatikës e Arkitekturës ku kryen edhe detyrën e Dekanit të Fakultetit.