Ani Mbrica

PhD Ani Mbrica

Pozicioni në UET: Pedagoge, Fakulteti Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit
Departamenti Menaxhim dhe Marketing
Universiteti Europian i Tiranës

Mësimdhënia dhe kërkimi shkencor fokusohen në fusha të orientuara në menaxhimin e biznesit të vogël, sjellje organizative, zhvillim rajonal dhe rural, politikat e BE-së për vendet kandidate, dhe administrim territori.

Gjatë periudhës 2010 – 2011 ka kryer një stazh pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural (DG Agri) në Komisionin Europian.

Ka punuar si eksperte pranë German International Cooperation (GIZ) dhe ka një eksperiencë 5 vjeçare në mësimdhënie në arsimin e lartë shtetëror dhe privat.

Disa nga punimet e saj shkencore janë prezantuar në konferenca ndërkombëtare dhe janë botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.