Aleksandër Dhima

Prof. Dr. Aleksandër Dhima, Senior Research Fellow

Pozicioni: Titullar i lëndëve të Antropologjisë Social-Kulturore në UET

Ka përvojë 35-vjeçare në mësimdhënie në nivel (pas)universitar dhe përvojë 38-vjeçare në kërkimin shkencor; Në harkun kohor 2011-2018 ka udhëhequr 20 diploma në programet BA, 15 diploma në programet MSH+MP dhe 18 diploma në Doktoraturë në UET. Ka marrë pjesë me referate dhe kumtesa në 6 kongrese ndërkombëtare të Antropologjisë dhe në 12 konferenca shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare në Tiranë.

Është autor i 4 monografive kërkimore-shkencore, 3 teksteve akademike, 55 artikujve shkencorë (6 me faktor impakti), 4 policy papers, 10 recensioneve/ ese për punime të autorëve vendas dhe të huaj, të botuara në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe 19 oponencave të tezave në UET (4 në BA, 8 në MP+MASH, 7 në Doktoraturë).  Është autor i artikujve popullarizues dhe intervistave në organet e shtypit dhe TV.