Sot në Universitetin Europian të Tiranës, kompania celulare AlbTelekom, zhvilloi Ditën e Teknologjisë së Informacionit me studentët e Fakultetit Inxhinierisë Informatikës dhe Teknologjisë së Informacionit, ku ishin të ftuar 6 drejtuesit e departameneteve kryesore.

Gjatë këtij forumi të hapur drejtuesit e departamenteve kryesore të Albetelecom prezantuan risitë që kjo kampani ka kryer kohëve të fundit, si dhe sollën praktikat më të mira të Albetelecom në auditorët e Universitetit Europian të Tiranës.

Znj. Irida Bonati, drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore, e cila iu përgjigj pyetjeve të studentëve të interesuar lidhur me punësimit në kompani dhe qasjen përmes programeve të dedikuara, mundësitë e praktikave në departamentet përkatëse etj. Mundësite dhe programet që Albtelecom ofron për studentët duke filluar që nga pjesëmarrja e në Akademinë e Teknologjisë që kjo kompani celulare ka ku zhvillohen programe edukimi me kurikula mbi teknologjinë dhe trendet e fundit et saj, mundësi intershipi me pagesë si dhe punësim me anë të programit “Supergeneration” ku punësohen studentë ekselentë nga universitete të ndryshme.

Drejtoresha e Burime Njerëzore, duke marrë parasysh faktin e përvojave të mira me studentët e UET, të cilët kanë qenë shumë të vullnetshëm për të mësuar dhe për tu rritur në karrierë. Ne duam ta vazhdojmë këtë bashëkpunim vitet e ardhshme duke ofruar më shumë vende punësimi dhe intershipi. Gjithashtu duke ofruar të bëhen pjesë e dy Akademive Teknologjike të AlbTelekomku studentët do të kenë mundësi e përthithjes së praktikës ndryshe nga ana teorike që ata kanë marë në universitet, ku mund të rriten më shumë profesionalisht.

“Bashkunimin tonë prej disa vitesh e kemi shumë të mirë. Kemi realizuar shumë punësime të suksesshme dhe do e bëjmë akoma këtë gjë duke ofruar sa më shumë mundësi për Intershipe dhe vende pune për të gjithë studentët që studiojnë këtë fushë. Ne i përgjigjemi AlbTelekom-it për kërkesat që ka dhe dua të them që jam shumë e kënaqur me studentët e ekselencës në UET por gjithashtu edhe studentë të tjerë që nuk janë në rrjetin e ekselencës ne i mirpresim për tu bërë pjesë e AlbTelekom. Rrjeti i IT ka nevojë gjithmonë për te rinj”

Drejtuesit e Departamenteve që folën në Forum

  1. Vahap Yeroglu, Chief Technology Officer, i cili bëri një prezantim të kompanisë dhe të teknologjive të fundit që kjo kompani ofron;
  2. Ufuk Celik, Head of Mobile Netëork Department – ALBtelecom’s mobile netëork;
  3. Skender Koltraka, Head of Fix Netëork Department – ALBtelecom’s fix netëork;
  4. Ergest Alite, Head of IT, Netëork Operation Center and Service Delivery Department – ALBtelecom as a Cloud Service provider;
  5. Sonila Profili, Head of Business Systems and Support Department – Roles ëithin the BSS Department of ALBtelecom.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *