Aktivitetet Shkencore

  • Ditët e Studimeve Shqiptare

Shqipëria si rast studimor: Ekonomia, Politika, Zhvillimi Social dhe perspektivat e së ardhmes
Universiteti Europian i Tiranës organizon çdo vit Ditët e Studimeve Shqiptare, gjatë javës së fundit të Prillit duke e kthyer këtë javë në javën e shkencës dhe të ideve. Për më teper klikoni në : PDF

  • Ditët Ndërkombëtare Erasmus+ 2018

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare në UET zhvillohen një sërë aktivitete me fokus ndërkombëtarizimin dhe ndër më të rëndësishmet janë seritë e Ditëve Ndërkombëtare Erasmus+, të cilat u zhvilluan në UET gjatë datatve 24-26 Prill 2018. Gjatë këtyre ditëve punimesh intensive drejt ndërkombëtarizimit të universiteteve janë organizuar një sërë veprimtarish për ngritje bashkëpunimi me institucione të ndryshme arsimore në rajon dhe më gjerë. Ky është viti i dytë radhazi që UET sjellë për herë të parë në Shqipëri një nga praktikat më të njohura në BE, sikurse është Java Ndërkombëtare por me fokus jo vetëm stafin akademik, por edhe atë administrativ dhe mbështetës.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga Koordinatorja e Zyrës Kombëtare Erasmus+ për Shqipërine, znj. Aida Berxholi Breti. Gjatë fjalës së saj Znj. Berxholi Breti theksoi avantazhet e skemës Erasmus+, si edhe bëri të ditur se gjatë aplikimeve të këtij viti ka patur një rritje prej 10% të suksesit të aplikimeve nga Shqipëria, jo vetëm për projektet e lëvizshmërisë, por edhe për projektet për ngritjen e kapaciteteve.

Këto tre ditë të pasura me aktivitete dhe sesione kulturore, rrjetëzimi dhe prezantime sollën në auditoret e UET përfaqësuar nga Lappeenranta University of Technology, Finlandë; Tallin University of Technology, Estoni, Universiteti i Bolonjës, Itali; Vilniaus Kolegija, Lituani; Wroclaw University of Science and Technology, Powislanksi College Kwidzyn, Universiteti i Szczecin, Poloni; Emden-Leer University, Gjermani, por edhe partnerët rajonal si Kolegji UNIVERSUM, Kosovë dhe Universiteti “Nënë Tereza”, Maqedoni.

  • Samiti i Triestes dhe Kërkimi Shkencor në Ballkanin Perëndimor : Hapet rruga për themelimin e Fondacionit Kërkimor të Ballkanit Perëndimor

 Dr. Blerjana Bino, eksperte e grupit të punës së Konferencës së Përbashkët Shkencore të Procesit të Ballkanit Perëndimor/ Procesi i Berlinit, shpjegon për MAPO-n rezultatet e Samitit të Triestes sa i takon kërkimit shkencor dhe ngritjes së Fondacionit Kërkimor të Ballkanit Perëndimor.  

Procesi i Ballkanit Perëndimor ose siç njihet – Procesi i Berlinit – është një iniciativë e përbashkët e 13 shteteve europiane dhe Komisionit Europian për të mbështetur përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim dhe për të përforcuar bashkëpunimin rajonal. Dimensioni i shkencës i Procesit të Berlinit njihet ndryshe si Konferenca e Përbashkët e Procesit të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Akademisë Gjermane të Shkencave – Leopoldina.Konferenca III e Përbashkët Shkencore e Procesit të Ballkanit Perëndimor / Procesit të Berlinit u mblodh në akademinë franceze “Académie des sciences – Institut de France” në Paris për ta çuar më tej procesin e nisur në Gjermani në korrik 2015 dhe të vijuar në Austri në maj 2016. Deklarata e tretë e Konferencës së Përbashkët Shkencore fokusohet tek investimi te shkencëtarët e rinj dhearsimi dhe inovacioni për vende pune dhe rritje. Kjo deklaratë u mbështet nga krerët e shteteve në Samitin e Triestes në korrik 2017 dhe ka si rezultatin e saj më konkret e më të rëndësishëm themelinin e Fondacionit Kërkimor të Ballkanit Perëndimor.