Adrian Papajani

Prof.Dr.Adrian Papajani

Aktiviteti pedagogjik e shkencor:

  • Në vitin shkollor 1981-1982 mësues i historisë dhe i gjeografisë.
  • 1983-1990 punonjës shkencor në Akademinë e Shkencave, specialist i arkeologjisë në Qendrën Arkeologjike Elbasan.
  • 1990 – 1996 punonjës shkencor në Arkivin Qëndror të Shtetit, Sektori i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
  • 1996 – 2004 punonjës shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike Tiranë. Hartues i kurrikulës së lëndës së historisë në arsimin parauniversitar, drejtues i grupit të punës për lëndën histori në Projektin: “Kualifikimi në distancë i mësuesve të historisë(KUALIDA), drejtues i grupit të punës për eksperimentimin e programeve dhe teksteve të lëndës së historisë të Arsimit të Mesëm të Profilizuar.
  • 2004 -2016 Pedagog në Universitetin ” Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Departamenti i Shkencave Sociale dhe të Edukimit
  • 2016 Pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve

Autor dhe bashkëautor i disa studimeve kombëtare mbi kurrikulën në arsimin parauniversitar, syllabuseve në 2 cikle studimi, i monografive, teksteve shkollore e atyre në ndihmë të mësuesve, artikujve e kumtesave brenda e jashtë vendit, pjesëmarrës dhe koordinator në projekte kombëtare e ndërkombëtare, bashkëautor në hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (FESH) nën drejtimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2008) për Familjet e Mëdha Shqiptare (shkodrane) të shekujve 18-19:

  • Familja Bianki (vëll I )
  • Familja Çoba (vëll I )
  • Familja Muzhani (vëll II )