Adela Danaj

Adela Danaj

Adela Danaj ka përfunduar studimet Bachelor (Magna Cum Laude) në programin e Shkencave Politke pranë Universitetit Europian të Tiranës. Falë rezultateve të shkëlqyera ajo vijoi studimet në nivelin Master duke u akorduar me bursë excellence në të njëjtin program, Shkenca Politike (me Meritë) pranë Central European University, Hungari. Aktualisht, ajo ndjek studimet doktorale pranë Obuda University në Hungari. Menjëherë pas përfundimit të studimeve të saj pasuniversitare, Adela u kthye në Shqipëri dhe momentalisht është pjesë e stafit akademik pranë Universitetit Europian të Tiranës, si pjesë e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në zhvillimin e saj akademik ka kontribuar dhe numri publikimeve shkencore në revista rigoroze ndërkombëtare. Ajo numëron dhe një numër të konsiderueshëm publikimesh në bashkëpunim me studiues shqipatarë dhe të huaj, si dhe është bashkë-autore e librit “Kriza e Demokracisë Lokale në Shqipëri”. Adela Danaj mban funksionin, President UET Alumni duke kontribuar në Institucionalizimin e Shoqatës.