Tarifat e Studimit
Tarifat ne Universitetin Europian të Tiranës janë të unifikuara për të tre ciklet e studimit.....
- Çdo vit akademik kushton 2500 Euro.
- Cikli i Studimit Kohëzgjatja e programit Bachelor 3 vite akademike
- Master i Shkencave 2 vite akademike
- Master Profesional 1.5 vite akademike (60 Kredite)
- Master Profesional 1.5 vite akademike (90 Kredite)
Reduktime mbi tarifat
UET aplikon zbritje në varësi të notës mesatare të maturës; të pagesave të menjëhershme për të gjithë ciklin e studimit si dhe pagesa me këste deri në 20% të tarifës referencë.
Kredia Studentore
Universiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me bankat e nivelit të dytë ofron kredinë studentore me procedura të thjeshtuara dhe me interes 0%.
Kredia studentore ofrohet për shumat 2.500, 5.000, ose 7.500 euro që është edhe tarifa e studimit për përkatësisht 1, 2 apo 3 vite akademikë.
Në varësi të shumë së kredisë, afati i pagimit është:
• 3 vjet për shumën 2.500 € për 1 vit studimi
• 5 vjet për shumën 5.000 € për 2 vite studimi
• 7 vjet për shumën 7.500 € për 3 vite studimi
- Për kredinë 2.500 € do të paguhet 70 € në muaj/3vjet.
- Për kredinë 5.000 €, kësti është 85 euro € muaj/5vjet.
- Për kredinë prej 7.500 € kësti është 90 € në muaj/7vjet.
Në Zyrën e Kontratave në UET, stafi është i përgatitur, në bashkëpunim me bankën përkatëse, t’ju ofrojë formularët përkatës të aplikimit dhe do ju ndihmojë për marrjen e kredisë shpejt dhe lehtë pa patur nevojë të shkoni në sportelet e bankës.
Për më shumë informacion drejtohuni pranë Zyrës së Pranimeve dhe Zyrës së Kontratave në UET, shkruani në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose telefononi në +355 4 2421 806 ose +355 68 20 16 616.