Si të aplikojmë

Hapat që duhet të ndjekin dhe afatet për t’u rregjistruar në ciklin Bachelor për vitin akademik 2016-2017 në UET

Aplikimi kryhet në linkun: matura.akp.gov.al 

I gjithë procesi mund të kalojë në dy raunde

RAUNDI 1 (Aplikimet në raundin e 1-re bëhen jo vetem  nga maturantët e këtij viti akademik por dhe maturantët që kanë mbaruar përpara disa viteve.)
Hapi 1 - Maturantët kryejnë pagesën pranë zyrave të postës shqiptare ose në bankë në shumën 2000 lekë (mandati shkarkohet në faqen: akp.gov.al).
Hapi 2 – Maturantët mandatin e pagesës duhet ta dorëzojnë pranë sekretarisë mësimore të shkollës së mesme.
Hapi 3 – Maturantët  duhet të aplikojë në linkun: matura.akp.gov.al nga data: 01 – 11 Gusht 2016;
Hapi 4 - Mund të rendisni deri në 10 preferenca por mos harroni duhet të zgjidhni si preferencë të parë UET-in dhe programin që ju doni të studioni .
Hapi 5 – Maturantët fitues shpallen brenda datës 30 Gusht 2016 dhe rregjistrimi në UET kryehet brenda datës 20 Shtator 2016 .

Te gjithe studentet që nuk kanë mundur te aplikojne në raundin e 1-rë  u jepet dhe njeherë e drejta për të aplikuar në Portalin e Maturës Shteterore në Raundin  2-të.

RAUNDI 2  (Aplikimet në raundin e 2 bëhen për të gjithë maturantët që kanë mbyllur sezonin e vjeshtës, që nuk kanë mundur të aplikojnë apo rregjistrohen në raundin e parë, nuk janë shpallur fitues si dhe maturnatët që shkollën e mesme e kanë zhvilluar jashtë Shqipërise.)
Hapi 1 – Maturantët që nuk kanë mundur të aplikojnë në raundin e parë duhet të kryejnë pagesën pranë zyrave të postës shqiptare ose në bankë në shumën 2000 lekë (mandati shkarkohet në faqen:akp.gov.al) dhe e dorëzojnë pranë sekretarisë mësimore të shkollës së mesme.
Hapi 2 - Maturantët duhet të aplikojë në linkun: matura.akp.gov.al nga data: 23 Shtator 2016 – 1 Tetor 2016.
Hapi 3 - Mund të rendisni deri në 10 preferenca por mos harroni duhet të zgjidhni si preferencë të parë UET-in dhe programin që ju doni të studioni.
Hapi 4 - Maturantët fitues shpallen brenda datës 4 Tetor 2016 dhe rregjistrimi në UET kryehet brenda datës 16 – 20 Tetor 2016.  

KUJDES !!!
NËSE NUK ZGJIDHNI ” UET” SI PREFERENCË  NUK MUND TË RREGJISTROHENI PRANË UET-it.


Bachelor

Në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor (BA) pranohen për t’u regjistruar shtetasit shqiptarë ose të huaj që plotësojnë këto kushte:

  • Vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë shtetit (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Shqipërisë, MAS);
  • Kryejnë pagimin e tarifës së caktuar vjetore dhe/ose totale sipas kushteve dhe përcaktimeve të kontratës përkatëse mes UET-it dhe studentit;
  • Dorëzojnë dokumentet e nevojshme për lidhjen e kontratës mes tij dhe UET-it.

Numri i pranimeve bazohet në mundësitë reale të çdo Fakulteti për një mësim normal dhe brenda standardeve të kërkuara nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, aktet nënligjore përkatëse dhe Statutin e UET-it.

Dokumentet dhe procedura

Formulari i aplikimit (shkarko)devider1Master Profesional

Programet Master Profesional synojnë që të angazhojnë studentët në sfidën e përbashkët të thellimit të dijeve. Për këtë, ne kërkojmë studentë me aftësi akademike që dëshirojnë të angazhohen seriozisht në projekte studimi individuale ose grupi, për të arritur së bashku krijimin e një mjedisi intelektual ku mësohet, debatohet dhe lindin ide të reja zhvillimi.
Në vlerësimin e aplikimeve për këto programe synojmë të krijojmë një komunitet me interesa dhe prejardhje të nga më të ndryshmet, sepse besojmë se diversiteti e bën procesin e mësimit më të pasur dhe i ndihmon studentët që t’i formulojnë idetë e tyre më mirë në perspektivë. Kështu, ne inkurajojmë për të aplikuar edhe studentë që kanë kryer studime universitare të nivelit të parë ose çfarëdolloj diplomash të niveleve të tjera, të cilat kanë synim daljen e shpejtë në tregun e punës pas përfundimit të studimeve të Bachelor. Sigurisht, inkurajojmë edhe ata që pavarësisht nga mosha apo diplomimi paraardhës, duan të riorientojnë karrierën e tyre në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Dokumentet dhe proceduradevider1Master i Shkencave

Programet e studimeve Master i Shkencave synojnë që të angazhojnë studentët në sfidën e përbashkët të thellimit të dijeve. Për këtë, ne kërkojmë studentë me aftësi akademike që dëshirojnë të angazhohen seriozisht në projekte studimi individuale ose grupi, për të arritur së bashku krijimin e një mjedisi intelektual ku mësohet, debatohet dhe lindin ide të reja zhvillimi. Ne inkurajojmë për të aplikuar edhe studentë që kanë kryer studime universitare të nivelit të parë në fusha të tjera nga ato të propozuara për ciklin e dytë të studimeve në UET, ku inkurajohet jo thjesht vijimi vertikal i studimeve por dhe ai horizontal; pra vijimi i studimeve në ciklin e dytë në program tjetër studimesh, të ndryshëm nga cikli i parë.

Dokumentet dhe procedura

Formulari i aplikimit (shkarko)devider1Doktoraturë

Për të kërkuar regjistrimin në programet e studimit të doktoratës aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar dhe të zotërojë një diplomë Master i Shkencave ose një diplomë sipas sistemit të vjetër (4 vjeçar), apo diplomë të barasvlershme të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente;
  • Të ketë notë mesatare të përgjithshme në nivelin më të lartë të studimeve 8 e lart, e llogaritur në bazë të grup-lëndëve profesionale të programit të studimit;
  • Të ketë dëshmi zotërimi të gjuhës së huaj angleze, sipas përcaktimeve ligjore në momentin e dorëzimit të dosjes pranë Këshillit të Profesorëve.
  • Të marrë përsipër përmbushjen e standardeve shkencore dhe etike.

Dokumentet dhe procedura

Formulari i Aplikimit (shkarko)

Fisha e Doktorantit (shkarko)

Për më shumë informacion drejtohuni pranë Zyrës së Pranimeve dhe Zyrës së Kontratave në UET, shkruani në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose telefononi në +355 4 2421 806 ose +355 68 20 16 616.