Apliko për Bursa

Universiteti Europian i Tiranës vendos çdo vit një numër të caktuar bursash në dispozicion për studentët. Aktualisht në UET mbi 500 studentë janë përfitues të bursave të plota ose të pjesshme.

Bursat e Ekselencës
Ne nxisim dhe ndihmojmë me bursa studentët e shkëlqyer. Në përputhje me rezultatet e vitit paraardhës, çdo vit jepen bursa për studentët e shkëlqyer. Bursat e Ekselencës përveçse vlerësojnë arritjet e studentëve, nxisin edhe konkurrencën në dobi të rritjes së nivelit të përgatitjes së studentëve.

Bursa Talenti
Jemi në krah të studentëve që tregojnë se kanë prirje dhe arrijnë të spikatin në fusha të ndryshme si: arti, politika, sporti dhe shkenca. Për të stimuluar punën dhe përkushtimin e tyre, UET akordon Bursat e Talentit që u vijnë në ndihmë të rinjve të talentuar.

Bursa Sociale
Jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë që grupe të caktuara hasin në realizimin e studimeve universitare. Kontributin tonë karshi shoqërisë mundohemi ta japim duke akorduar Bursa Sociale për shtresat në nevojë, ndonjëherë edhe në bashkëpunim me aktorë të tjerë shoqërorë dhe institucionalë.

Bursa lidershipi
Ne besojmë se ndryshimet e shoqërisë do të vijnë nga të rinjtë aktivë që angazhohen dhe dinë të angazhojnë të tjerë. Të rinjtë që kanë treguar se kanë aftësi lideri dhe që duan të përfshihen akoma më shumë në zhvillimin e shoqërisë UET-i i mbështet duke u ofruar Bursën e Lidershipit.

Apliko për Bursë!

Këtë vit Universiteti Europian i Tiranës do të ofrojë 100 bursa në total për studentët, duke marrë për bazë përkushtimin e tyre karshi studimit.

Kriteret e Aplikimit

  • Për Bursë Ekselence - Lista e notave
  • Për Bursë Talenti & Lidershipi - CV artististike, dëshmi angazhimi shoqërore dhe politik, bashkëngjitur certifikatat apo dokumentacion tjete përkatëse
  • Për Bursë Promovimi Social - Çertifikatë familjare, dokumentin që vërteton statusin e vecantë social (pension, papunësi, invaliditet, të ardhura të pamjaftueshme, etj.)

Kriteret e ri-aplikimit
I. Plotësimi i detyrimeve të orëve të punës të studentit bursistë (bursë e plotë – 150 orë; gjysëm burse – 75 orë shërbimi; ¾ e bursës – 100 orë shërbimi). Kjo provuar nga process verbali i mbajtur për çdo student bursistë gjatë vitit akademik.  
II. Ruajtja e mesatares (bursa sociale & talenti – mesatarja mbi 7; bursa e ekselencës – ruajtja e mesatares më të cilën aprovohet bursa; bursa lidership-i – mesatarja mbi 8). Kjo provuar nga fisha e notave që studentët do të marrin në përfundim të vitit akademik.