Qeveria Studentore

Qeveria Studentore, e zgjedhur në mënyrë demokratike nga vetë studentët çdo vit, është organi që përfaqëson interesat e studentëve. Pjesëmarrja e studentëve në qeverisjen e UET është realizuar nëpërmjet përfshirjes së përfaqësuesve të tyre në strukturat drejtuese.

Në vitin akademik 2015 – 2016 u zhvilluan zgjedhjet e Këshillit Studentor, nga të cilat rezultuan fitues:

Presidente e Këshillit Studentor është Vilma Beqa, Fakulteti i Shkencave Sociale, programi Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Nënkryetar i Këshillit Studentor është Julian Bendo, Fakulteti I Shkencave Sociale, programi Shkenca Politike.

Sekretare e Këshillit Studentor është Dea Llagami, Fakulteti I Drejtësisë. 

Përfaqësuesit e Qeverisë Studentore

Presidente: Vilma Beqa

Senatorët

Emër / Mbiemër Fakulteti
Grisilda Mata Fak. Shkencave Sociale
Ervis Hoxhaj Fak. Shkencave Sociale
Julian Bendo Fak. Shkencave Sociale 
Vilma Beqa Fak. Shkencave Sociale 
Xhoi Bare Fak. Shkencave Sociale
Kristi Progri Fak. Shkencave Sociale
Odela Preni   Fak. Shkencave Sociale 
Genci Gega Fak. Shkencave Sociale 
Arsonela Ruci Fak. Shkencave Sociale 
Rinold Kaca Fak. Shkencave Sociale
Julian Cani Fak. Shkencave Sociale 
Xhenis Metushi Fak. Shkencave Sociale 
Xhojgel Fak. Shkencave Sociale 
Kristi Tushi Fak. Shkencave Sociale 
Pandeli  Fak. Shkencave Sociale 
Mimoza Habilaj Fak. Shkencave Sociale 
Dea Llagami Fak. Drejtësisë
Arnold Molla Fak. Drejtësisë
Florjon Fak. Drejtësisë
Eleni Karaj Fak. Ekonomisë dhe IT
Markeljano Barjomaj Fak. Ekonomisë dhe IT
Anisa Gjini  Fak. Ekonomisë dhe IT
Andorel Ndoj Fak. Ekonomisë dhe IT
Eduina Fak. Ekonomisë dhe IT
Irdi Mecaj Fak. Ekonomisë dhe IT
Rexhina Fak. Ekonomisë dhe IT
Amantia Bilbili Fak. Ekonomisë dhe IT
Eri Guce  Fak. Ekonomisë dhe IT
Arta Feta Fak. Ekonomisë dhe IT
Eleni Sina Fak. Ekonomisë dhe IT
Orsi Musta  Fak. Ekonomisë dhe IT
Ornela  Fak. Shkencave Sociale
Gea Braha  Fak. Ekonomisë dhe IT
Xhuljan  Fak. Shkencave Sociale
Griselda Abazaj Fak. Drejtësisë
Bruno Lizaj Fak. Drejtësisë
Andiola Dhembi  Fak. Ekonomisë dhe IT
Ervin Pera  Fak. Drejtësisë
Elian Hoxha  Fak. Ekonomisë dhe IT
Resina Pllaha Fak. Ekonomisë dhe IT

Statuti i Qeverisë Studentore

QËLLIMET

  • Përfshirja e studentëve dhe përfaqësuesve të tyre në aktivitetet e krijimit dhe përmirësimit të planeve dhe programeve mësimore.
  • Përfshirja e studentëve dhe përfaqësuesve të tyre në aktivitetet e procesit të mësimdhënies.
  • Përfshirja e studentëve dhe përfaqësuesve të tyre në aktivitetet qeverisëse të UET-it.

OBJEKTIVAT

Objektivat kryesore të përfshirjes së studentëve në veprimtaritë kryesore të UET-it janë:

  • Përfshirja e tyre në procesin e hartimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të planeve dhe programeve mësimore.
  • Përfshirja e tyre në procesin e diskutimit dhe miratimit të planeve dhe programeve mësimore në të gjitha etapat.
  • Përfshirja e tyre në grupe speciale (ad-hoc) për hartimin e planeve dhe programeve të reja, në të gjitha ciklet e studimit, për dege të reja apo nivele të reja studimi.
  • Përfshirja e tyre në diskutime për hartimin e planeve dhe programeve mësimore si në nivel fakultetesh ashtu edhe në nivel këshillash studentore.
  • Organizimi i tryezave të rrumbullakëta për të vjele mendimin e studentëve në lidhje me planet mësimore, tekstet mësimore, librat baze në lëndët kryesore, si dhe përmbajtjen e programeve mësimore dhe nivelin e cilësisë së tyre.
  • Angazhimi i studentëve për të vlerësuar nivelin, përmbajtjen dhe cilësinë e mësimdhënies nëpërmjet anketimeve, për të dhënë mendimin e tyre për përmbajtjen e programeve dhe lëndëve të veçanta, metodave dhe metodologjive të mësimdhënies, nivelit të komunikimit të pedagogëve, efektivitetit, literaturës së pedagogëve, cilësisë në zhvillimin e leksioneve dhe seminareve etj.
  • Mbledhja e feedback-ut prej vlerësimeve të studentëve dhe diskutimi i tij në instancat drejtuese të UET-it.
  • Përfshirja e studentëve në strukturat qeverisëse si në Senat, Rektorat, Dekanate, Këshillin e Etikës, Komisionin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë etj.
  • Takimet e autoriteteve drejtuese me studentët dhe përfaqësuesit e tyre,
  • Tryezat e rumbullakta me grupe të zgjedhur studentësh