Këshillimi i Karierës

Universiteti Europian i Tiranës ka prioritet të tij nxjerrjen e studentëve të kualifikuar në tregun e punës, mbështetjen dhe ndjekjen e karrierës së tyre hap pas hapi.

Zyra e Karrierës kryen një sërë funksionesh të lidhura ngushtësisht me ofrimin e mundësive që studentët, gjatë kohës së studimeve, të mund të ndërtojnë rrjetin e tyre të njohjes për tu integruar lehtësisht në tregun e punës, por edhe ndjekjen e tyre pas studimeve.
Ndër funksionet mund të përmendim: Ndjek dhe organizon çështjet e karrierës të studentëve; Ofron këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve; Bashkëpunon ngushtë me departamentet e fakulteteve për organizimin dhe vijueshmërinë e praktikave profesionale të studentëve; Mban komunikim me Bordet e Tregut të Punës për të tërhequr mendime sa i takon përputhjes së diplomave të ofruara me tregun e punës, si dhe për të lehtësuar procesin e praktikave; Përgatit propozimet për ndryshime dhe përmirësime të kurrikulave dhe ia paraqet për miratim strukturave përkatëse; Është përgjegjëse për organizimin e panaireve të punës; Mban marrëdhënie të vazhdueshme me shoqatat apo organizime të tjera të ALUMNI dhe i mbështet ata në funksionimin e tyre.

Kush i punëson të diplomuarit e UET?
Studentët dhe të diplomuarit në UET janë ndër më të kërkuarit në tregun e punës. Një nga pikat tona të forta është mundësia e gjerë e praktikimit, e cila jep përparësi në tregun e punës. Kjo është një listë e shkurtër e atyre që u besojnë studentëve tanë:

Kompani private
Vodafone, AMC, Eagle Mobile, Albtelecom, Plus, CEZ, KESH, INSIG, Raiffeisen Bank, Intesa San Paolo Bank, Tirana Bank, British American Tobacco, Sigal, Deloitte & Touche, etj.

Administratë Publike
Këshilli i Ministrave, Ministria e Integrimit, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Drejtësisë, etj.Bashkia Tiranë, Bashkia Elbasan, Bashkia Korçë, Bashkia Shkodër, INSTAT, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, etj.

Media
Top Channel, Gazeta Panorama, MAPO, KLAN, Vizion Plus, TVSH, Gazeta Shqip, Gazeta Shqiptare, TV Scan, News 24, Ora News, etj.
Përfaqësi diplomatike
Ambasada Italiane, Korpusi i Paqes/U.S Embassy, Ambasada Greke, Ambasada Spanjolle.

Institucione të pavarura
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Gjykata e Lartë, Avokati i Popullit, etj.

Bordet e tregut të punës
Një ide pionere e UET është funksionimi prej 3 vitesh i bordeve të tregut të punës. Këto borde përbëhen nga 7 anëtarë, pjesë e institucioneve apo aktorëve të rëndësishëm të tregut të punës, të cilët dy herë në vit konsultohen gjatë një mbledhjeje të gjerë të departamentit me pedagogët dhe drejtuesit e Universitetit për të reflektuar në programet tona pikërisht përmbajtjet më dinamike, më konkrete dhe të dobishme në raport me atë që zhvillohet në jetën reale. Bordet e tregut të punës janë një pikë kontakti për punësimin, praktikat profesionale dhe internshipet.

Panairi i punës
UET është universiteti i vetëm në Shqipëri që organizon çdo vit Panairin e Punës. Në të marrin pjesë rreth 60 kompani, më të mëdhatë në Shqipëri, të cilat zhvillojnë intervista pune me studentët e UET. Rreth 25% e studentëve që kanë marrë pjesë në Panairin e Punës të organizuar nga UET, janë punësuar në kompanitë pjesmarrëse.