Dekani i Studentëve

Dokt. Anisa Subashi
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Dekani i Studentëve dhe ekipi i saj në Universitetin Europian të Tiranës ndihmon studentët e Universitetit në zhvillimin e tyre personal, shoqëror dhe akademik, duke bërë të mundur një eksperiencë të studiuari sa më të mirë.

Synimi:

  • Promovimi i një ambjenti sa më mikëpritës në universitet, për të krijuar një ndjesi përkatësie.
  • Respektimi i faktit të qënit ndryshe midis studentëve.
  • Inkurajim i studentëve për të marrë vetë vendime, të jenë të pavarur në procesin e të mesuarit dhe në marrjen e përgjegjësive të veprimeve të tyre.
  • Lehtësimi i studentëve dhe familjarëve duke i ofruar burime, derisa situata të përmisohet.
  • Fuqizimi i studentëve si drejtues për të qenë më të përfshirë në çështje civile të shoqërisë.
  • Krijimi i mundësive për studentët që të jenë akademikisht të suksesshëm duke u përfshirë në aktivitete ekstra kurrikulare.
  • Bashkëpunim strategjik me komunitetin në universitet, por edhe jashtë tij, në mënyrë që studentët të përfitojnë sa më shumë eksperiencë.
  • Advokim për të gjithë studentët.

Vizioni ynë
Ekipi ynë është një katalizator për përvojën universitare dhe përgatit studentët për të krijuar, ndarë dhe aplikuar njohuritë që marrin nga mësimdhënia. Ai është i përbërë nga profesionistë të rinj, të përkushtuar në bashkëpunim dhe përmirësim të vazhdueshëm. Ne kryejmë punën tonë me integritet dhe etikë profesionale.

Objektivat:

  • Grante për ide,
  • Diversitet idesh, njerëzish dhe kulturash,
  • Liri intelektuale,
  • Leadership,
  • Ekselentë në çdo gjë që kryejmë.

Përgjegjësitë:
Në bashkëpunim me fakultetet, studentët dhe stafin administrativ të universitetit, ne zhvillojmë, ofrojmë dhe menaxhojmë programe dhe shërbime të cilat:

  • Ndihmojnë studentët me orientimin dhe këshillimin.
  • Lehtësojnë aktivitetet e ndryshme në Universitet.
  • Ofrojnë mbështetje për Qeverinë dhe Klubet Studentore.
  • Mbështesin jetën akademike duke krijuar grupe mësimore, tutoriate dhe dhënie instruksionesh.
  • Avokati për nevojat dhe interesin e studentëve.
  • Këshillimi i studentëve për angazhim.