Përshkrimi i klubeve studentore në UET

Klubet studentore të UET kryejnë aktivitete të ndryshme sociale, artistike, kulturore, por edhe akademike për të pasuruar jetën studentore si edhe si një mundësi për zbatimin në praktikë të njohurive të marra dhe shpalosjen e talenteve të tyre.

 

- Klubi i Artit bashkon studentë të apasionuar pas fotografisë, pikturës, etj.. Në fokus është organizimi i aktiviteteve si: ekspozita pikture në UET, organizimi i pikturave murale si kontribut i klubit në funksion të komunitetit, si edhe Revista e Studentëve në UET.
Studenti drejtues: Guliem Kotorri

- Klubi i Librit “Kadare” Diskutimet kritike mbi libra të ndryshëm si edhe rritja e interesit ndaj botimeve sa të vjetra në kohë, por edhe të fundit janë fokus i këtij klubi. Librat që propozohen brenda klubit nuk janë vetëm libra akademik, por edhe letrar.
Studenti drejtues: Erjon Uka

- Klubi i psikologëve mbledh rreth tij jo vetëm studentët e psikologjisë, por edhe studentë të tjerë që kanë interes. Disa nga aktivitetet e klubit janë: takime të hapura me të ftuar të ndryshëm në fushën e psikologjisë, kryerja e vizitave të ndryshme në institucione si jetimore, shtëpi të moshuarish, qendra rehabilitimi, shkolla, kopshte etj si dhe zhvillimi i terapive të grupit dhe role play.
Studenti drejtues: Fatjona Brahimi

- Klubi Energy & Explorer organizon festat e ndryshme dhe udhëtimet. Tashmë është traditë në UET organizimi i festave të ndryshme në fillim të vitit akademik, Welcome party, në përfundim të sezonit të provimeve, etj. Po ashtu studentët e UET organizohen edhe nëpër udhëtime brenda e jashtë vendit.
Studenti drejtues: Ervin Pera

- Klubi Economicus i krijuar nga studentët e Fakultetit Ekonomik. Aktiviteti i klubit lidhet me vizita në bizneset shqiptare, për t’i parë si raste studimore, për të kuptuar më shumë si krijohet, si funksionon dhe si rritet një biznes. Kubi organizojn debate, tryeza të rrumbullakëta për të diskutuar mbi bizneset, ku janë të ftuar pedagogë, studentë dhe përfaqësues të biznesit.
Studenti drejtues: Resina Pllaha

- Klubi i Sociologjisë “Giddens” është frymëzuar nga përcaktimi i shkencës së sociologjisë si një “shkencë gjeneralizuese që merret me modernitetin”. Studentët pjesmarrës zhvillojnë biseda për probleme, tendencat, çështje të ndryshme dhe institucionet sociale.
Studenti drejtues: Eskja Vero

- Klubi i Juristëve të Rinj ka si qëllim dhe pjesë të punës së tij promovimin dhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta, grupeve të punës, seminareve, konferencave në nivel kombëtar dhe lokal si dhe vizita pranë institucioneve më të rëndësishme që lidhen me fushën juridike si: Gjykata e Krimeve të Rënda, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë etj.
Studenti drejtues: Xheni Konduri

- Klubi i Informatikës bashkon kryesisht studentët e IT, por edhe ata studentë që kanë interesa në programin e software-ve, ndërtimin e faqeve të internetit dhe zhvillimet në rrjetet sociale dhe aplikacionet mobile.
Studenti drejtues: Anisa Gjini

- Klubi i Sportit i kushton një rëndësi të veçantë aktiviteteve të ndryshme sportive të cilat pasurojnë jetën e studentëve në UET. Në të janë përfshirë të gjithë studentët të cilët janë të dhënë pas: Yoga, futbollit, volejbollit si dhe basketbollit.
Studenti drejtues: Erjon Uka

- Rrjetet e bursistëve të FRESSH, LRI dhe FRPD ju japin mundësi të gjithë studentëve të cilët kanë aftësi lidershipi si edhe aspirojnë apo janë përkrahës të ndonjërës nga forcat politike të mësipërme të bashkohen dhe të diskutojnë apo organizojnë aktivitete të ndryshme. Fokus i tyre janë edhe disutimet mbi platforma të ndryshme të secilës forcë politike apo edhe prezenca e personaliteteve të njohura në auditor.
Studenti drejtues: Julian Bendo (FRESSH), Resina Pllaha (FRPD), Alfred Alstafa (LRI)

- Klubi i vullnetarëve ka si qëllim ndërgjegjësimin, angazhimin dhe nxitjen e studentëve të përfshihen në çështje që lidhen me vullnetarizmin dhe probleme të ndryshme sociale; Studenti drejtues: Xhoi Bare