Historiku

Universiteti Europian i Tiranës u themelua në vitin 2006 prej një grupi akademikësh të rinj, gazetarësh dhe menaxherësh.

Vizioni
Të jemi një universitet lider për zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare, një qendër ekselence në formimin akademik të studentëve tanë, një qendër ekspertize të specializuar në fushën e studimeve shoqërore - politike, ekonomike dhe juridike në vend, me ndikim në rajon e më gjerë, si dhe një qendër ekselence për kërkimin shkencor në drejtimet specifike ku zotërojmë potencial.

Misioni
T’u japim studentëve një edukim cilësor, duke përthyer në të rezultatet e një kërkimi shkencor të vlefshëm, t’i shërbejmë dijes së shoqërisë shqiptare nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, përdorimit të arritjeve më të mira të shkencës, si dhe partneriteteve me tregun e punës e atyre ndërkombëtare.

Vlerat
Cilësi dhe Ekselencë; Lidership dhe Punë Grupi; Liri eksplorimi intelektual; Drejtësi dhe Integritet; Transparencë dhe Përgjegjshmëri; Mësim gjatë gjithë jetës.

Themeluesit e UET

Hapat kryesorë të UET

20.09.2006
Licensimi: Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 636, datë 20.09.2006
Në fillim u hapën vetëm dy fakultete: Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Shkencave Sociale.
27.2.2008
Hapja e Fakultetit Ekonomik: VKM Nr. 255
 
21.1.2009
Licensimi i programeve të ciklit të dytë: VKM 74
 
22.7.2009
Licensimi i programeve të ciklit të tretë, Master i Nivelit të Dytë: VKM Nr. 796
 
24.07.2009
Akreditimi i parë i UET si institucion, dhe i programeve Bachelor
Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 246
Vera e vitit 2009
Diplomimet e para në programet Bachelor
 
Vera e vitit 2010
Diplomimet e para në programet Master
 
14.02.2011
Akreditimi i programeve të ciklit të dytë dhe të tretë (MASTER) Urdhri Nr. 68
 
28.09.2011
Ndryshimi i emërtimit nga Shkollë e Lartë Universitare Jopublike në “Universitet”, VKM Nr. 657
 
07.10.2011
Licensimi i programeve të doktoratës në “Shkenca Ekonomike”,
“Shkenca Sociale” dhe “Shkenca Juridike”: Urdhri Nr. 503