Biblioteka

strisha

Biblioteka e Universitetit Europian të Tiranës u krijua në të njëtën kohë me universitetin. Synimi i Universitetit Europian të Tiranës përmes kësaj biblioteke, është krijimi i një qendre bazë për ofrimin e informacinit shkencor dhe jo vetëm, për t’i ardhur në ndihmë stafit akademik dhe studentëve të tij.
Biblioteka ndodhet në ambientet e kampusit të UET, ka një sipërfaqe 300 m2 dhe kapacitet 170 vende studimi. Ajo ofron kushte optimale për lexuesit e saj në të gjitha fushat e studimit që ofrojnë programet akademike në fakultetet e UET. Biblioteka është rritur vit pas viti dhe pasurohet vazhdimisht me literaturë bashkëkohore në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të huaja, në funksion të studimit dhe të kërkimit shkencor, përmes blerjeve, abonimeve dhe donacione nga individë dhe organizata të ndryshme.

Biblioteka e UET është pjesë e sistemit COBISS (Sistemi dhe shërbimet e përbashkëta bibliografike online) dhe ofron akses për një numër të madh titujsh librash dhe revistash të fushave të ndryshme si: ekonomia, jurispondenca, marrëdhënie publike, shkenca politike, filozofia, shkencat e edukimit dhe ato të aplikuara, kolana me autorë të ndryshëm etj. Një element i rëndësishëm në funksionin e bibliotekës është edhe përdorimi i literaturës online. Kjo është bërë e mundur përmes abonimeve dhe nga projekte të ndryshme qe Biblioteka e UET ka siguruar në bibliotekat dixhitale, si: SAGE, Social Science Library, Questia etj..

Librat janë të sistemuara sipas disiplinave ku ato bëjnë pjesë. Biblioteka bashkëpunon në mënyrë të përhershme me shtëpinë botuese “UET Press” dhe ka në fondin e saj të gjitha botimet e UET Press. Biblioteka ofron shërbim profesional dhe ndihmon me orientime dhe sugjerime lexuesit e saj për zgjedhjen e literaturës që ju duhet përgjatë studimeve e punës së tyre kërkimore.

strisha

Katalogu online i Universitetit Europian i Tiranës

books  
Katalogu online - OPAC  ("Kliko Ketu")

Lidhje te dobishme me biblioteka te tjera:

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
COD - Biblioteka e Kryeministrisë
Biblioteka e Kongresit - Amerikan
Biblioteka Kombëtare Gjermane

Orari i shërbimit:
E hënë – E premte 09:00 – 20:00 dhe E shtunë 09:00 – 17:00.
(Gjatë sezonit të provimeve Biblioteka punon me orar të zgjatur)

strisha

question-mark

 

Në rast se keni paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.