uetresearchNë vitin 2013, UET realizoi një projekt pilot “Young & Senior Researchers”, lidhur me promovimin e kërkimit shkencor në universitet, duke akorduar 20 grante kërkimore për 10 kërkues senior dhe 10 kërkues të rinj të universitetit tonë. Thirrja për aplikime ishte e hapur për të gjithë stafin tonë akademik dhe më pas u ngrit një komision vlerësimi, i cili kryesohej nga Dr. Arjan Gjonça, profesor në London School of Economis, LSE, në Londër. Kështu kërkuesit e UET-it për një vit (nëntor 2013-nëntor 2014) morën mbështetje financiare për të realizuar projektet e tyre kërkimore në përputhje me interesat e tyre shkencore dhe profesionale. Ky projekt pilot, që synonte të nxiste kulturën e aplikimit për grante dhe kërkimit shkencor në akademi, rezultoi me sukses. 20 kërkuesit realizuan projektet e tyre shkencore dhe produktet finale përfshijnë dokumente politikash, raporte shkencore, artikuj në revista shkencore dhe botim monografish.

Në përputhje me synimin për përforcimin e ndërkombëtarizimit, zhvillimit të projekteve dhe kërkimit shkencor, si edhe në vazhdim të përvojës së suksesshme me iniciativën “Senior & Young Researcher”, UET lançoi në maj 2015 strategjinë e kërkimit shkencor për 2015-2020. Kështu UET ka prezantuar një sistem të ri të angazhimit, kontraktimit, matjes dhe vlerësimit të punës kërkimore shkencore të anëtarëve të personelit akademik në përpjekje për të përforcuar dimensionin e kërkimit shkencor në UET. UET hap thirrjen për aplikime për projekte kërkimore individuale për çdo vit për stafin akademik, të cilët dorëzojnë propozimet e tyre për projektet kërkimore në përputhje me interesat e tyre shkencorë, aksin kërkimor si edhe me drejtimet e mëdha kërkimore të universitetit të strukturuar nën Shkollën Doktorale. Projektet kërkimore mund të jenë një vjeçare ose tre vjeçare me faza të specifikuara dhe duhet të kenë një produkt përfundimtar të publikuar. Për projektet kërkimore individuale inkurajohet angazhimi i studentëve tuaj.

UET ka një grant total prej 500 000 eurosh në vit për kërkimin shkencor, nga të cilat: (i) 85% e fondit për kërkimin shkencor të UET-it për stafin akademik të brendshëm; (ii) 10% e fondit për kërkimin shkencor për stafin akademik të jashtëm – UET Research Visiting Felloës; (iii) 5% për projektet kërkimore të studentëve të UET. UET synon që sistem i granteve për projektet kërkimore individuale të shërbejë për zhvillimin profesional, avancimin në sistemin e karrierës akademike në grada e tituj të stafit akademik, si edhe në rritjen e reputacionit të UET-it sa i takon kërkimit shkencor.

Kjo përbën edhe një ndër projektet më të rëndësishme të universitetit të koordinuar nga Zv/Rektori për Shkencën dhe Metodologjinë dhe Zyra e Projekteve dhe Partneriteteve si edhe me lehtësimin e Qendrës UET.

Duke synuar të rrisë cilësinë e kërkimit shkencor dhe mundësitë për kërkuesit, Universiteti Europian i Tiranës ka firmosur“The European Charter for Researchers” and “The Code of Conduct for the Recruitment of Researchers”,të cilin egjeni në adresën web të EURAXESS. Kjo iniciativë Pan-Europiane e mbështetur nga Bashkimi Europian, lehtëson mobilitetin e kërkuesve dhe zhvillimin e bashkëpunimit shkencor midis vendeve.

Code of Conduct for the Recruitment of Researchers: http://ec.europa.eu/euraxess/index.cfm/rights/charterAndCode

 

selamiDr. Selami Xhepa, Zv/Rektor për Shkencën dhe Metodologjinë

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Dr. Selami Xhepa është një kërkues senior në fushën e ekonomisë, tregtisë, sistemeve financiare dhe ekonomisë së zhvillimit. Me përvojë të gjatë në mësimdhënie, Dr. Xhepa është doktoruar në Ekonomi në Universitetine Tiranës dhe ka kryer disa specializime në fusha si politikat monetare, sistemet bankare dhe tregtia ndërkombëtare nw institucione si Kennedy School of Government of Harvard University (2003) dhe Purdue University (2004). Dr. Xhepa ka drejtuar programin e kërkimit në Qendrën Shqipëtare për Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) si edhe ka ofruar këshillim për autoritetet shqiptare lidhur me proceset e negocimit të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian. Gjithashtu ka publikuar gjerësisht në fushat e tij të interesit.