q-kerkimoreZyra për Zhvillimin e Projekteve dhe Partneritetit

Zyra për Zhvillimin e Projekteve në Universitetin Europian të Tiranës lehtëson zhvillimin e projekteve në shkencat sociale, ekonomi, ligj, edukim, komunikim dhe teknologji informacioni, me synim përfshirjen e stafit akademik, kërkuesve të rinj dhe studentëve të UET-it në projekte për zhvillim kapacitetesh, kërkime shkencore, studime të orientuara nga politikëbërja dhe iniciativa të tjera që lidhen ngushtë me arsimin e lartë. Zyra për Zhvillimin e Projekteve është një strukturë integrale brenda UET-it, por njëkohësisht bashkëpunon me një rrjet të gjerë partnerësh në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Zyra për Zhvillimin e Projekteve ka përvojë të gjerë në shkrimin dhe menaxhimin e projekteve në kuadër të programeve kombëtare dhe ndërkombëtare si:

  •     Programet e Komisionit Europian për mësimin për gjatë gjithë jetës si Jean Monnet, Tempus;
  •     Programet e Komisionit Europian për shkencën si Bashkëpunimi Europian për Shkencë dhe Teknologji (COST);
  •     Programi i Promovimit të Kërkimit Rajonal (RRPP) nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim;
  •     Fondi i Visegradit për Studimet Universitare (VUSG);
  •     Programet për proceset e integrimit të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë;
  •     Programet e Fondacionit ABC për sipërmarrjen;
  •     Programet për gjithëpërfshirjen shoqërore të organizatave si World Vision, UNICEF, UNWOMEN, etj.

Zyra për Zhvillimin e Projekteve lehtëson bashkëpunimin e UET-it me institucione partnerë në sferën e arsimit të lartë, shoqërisë civile, sipërmarrjes si edhe politikëbërjes. Për më tepër UET-i ka krijuar rrjetin e partnerëve në rajon duke bashkëpunuar në fusha me interes të përbashkët për zhvillimin e më tejshëm të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Partnerët

Kontakt

Adresa:
Zyra për Zhvillimin e Projekteve, A312
Universiteti Europian i Tiranës
Bulevardi "Gjergj Fishta", Nd.70, H.1, Kodi Postar 1023
Tiranë, Shqipëri

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

eu flag co funded pos rgb right"Co-funded by the Erasmus+ Programme of the  European Union. This project has been funded with support from the European Commission. This publication [communication] reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein".