intNdërkombëtarizimi

STRATEGJIA E UET MBI NDËRKOMBËTARIZIMIN
UET synon të bëhet një qëndër e rëndësishme dhe pikë referimi kombëtare e rajonale në kooperimin akademik universitar, kërkimin shkencor, aktivitetin botues, dhe promovimin e vlerave zhvilluese e qytetare të arsimit të lartë.

lexome

UET Research 2020

Kërkimi shkencor në UET zë një vend qendror dhe është baza e mësimdhënies dhe të asaj cfarë bëjmë ne si staf universitar. 

lexome

PËRDITËSIMET MBI MARRËDHËNIET ME JASHTË 

grateDITA E GRAVE SIPËRMARRËSE
Qendra UET organizoi aktivitetin “Dita e Grave Sipërmarrëse”. Nën kujdesin e veçantë të Prof. Asoc. Dr Ermira Qosja, aktiviteti synon të sjellë në vëmendje rëndësinë e rolit të gruas në sipërmarrje, duke frymëzuar e nxitur studentet e Universitetit Europian të Tiranës në rrugën e tyre drejt sipërmarrjes.
Zv. Rektori për Kërkimin dhe Metodologjinë në Universitetin Europian të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa mbajti fjalën përshëndetëse. I ftuar special në këtë aktivitet ishte Z. David Saunders, përfaqësues i UN Women në Shqipëri, organizatës për eleminimin e diskriminimit ndaj grave dhe fuqizimin e rolit të tyre në shoqëri. Krahas tij, pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Z. Luan Bregasi, përfaqësues i Business Albania, i cili theksoi rëndësinë që qeveria ka në mbështetjen e grave që dëshirojnë të nisin rrugën e sipërmarrjes, si dhe shprehu gadishmërinë e Business Albania për t’i mbështetur ato në inisiativat e tyre.
Gjashtë sipërmarrëse të sukseshme shqiptare, të cilat kanë ngritur hap pas hapi bizneset e tyre të suksesshme, morën pjesë në Ditën e Gruas Sipërmarrëse. Eleni Babameto - Teuta sh.p.k., Rafela Rica - Iceberg Communication, Antoneta Ndreka - Lufra, Pezana Beshiri - Design by Pana, Arjola Isufaj - Fresh Line dhe Stela Sallaku - Maison Stela Sallaku, ndanë me të ftuarit eksperiencat e tyre, duke treguar për vështirësitë e sfidat me të cilat përballen, si dhe momentet më të bukura ku ndjejnë se puna e tyre është shpërblyer më së miri.

lexome

Projektet dhe Partnerëtq-kerkimore

Zyra për Zhvillimin e Projekteve në Universitetin Europian të Tiranës lehtëson zhvillimin e projekteve në shkencat sociale, ekonomi, ligj, edukim, komunikim dhe teknologji informacioni, me synim përfshirjen e stafit akademik...

lexome

Botime dhe Revista Shkencore

Veprimtaria kërkimore shkencore në UET mbështetet në periodikët shkencorë, botimet prestigjioze me objekt studimi në, shkencat sociale, ato të...

lexome