Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit

Fakulteti Shkencave Sociale dhe të Edukimit në UET ofron programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Është një nga fakultetet që u jep studentëve mundësi të shumta për zgjedhje në programe cilësore si Sociologji, Antropologji, Marrëdhënie Publike-Komunikim, Psikologji, Shkenca Edukimi, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Komunikim-Dizajn.Ky fakultet e mbështet mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në metoda e praktika bashkëkohore, si dhe në një literaturë prestigjoze vendase dhe të huaj. Fakulteti boton dy herë në vit revistat shkencore “Polis”, “Educatio” dhe “Sociological Studies”, në të cilat publikohen produktet e punës kërkimore të stafit akademik dhe studentëve (artikuj studimorë, recensione, etj.), me tematikë nga fushat që mbulojnë departamentet e ndryshme të këtij fakulteti.
Studentët e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe të Edukimit në UET kanë shanse të gjëra punësimi në administratën publike, arsim dhe shëndetësi, media, në institucionet kërkimore dhe shoqërinë civile, si dhe në sektorë të tjerë të të shërbimit publik dhe privat .

devider1Dekani

Prof. Dr. Ferit Duka

Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit përbën një nga strukturat akademike dhe mësimore më të rëndësishme të Universitetit Europian të Tiranës. Në këtë fakultet  kanë gjetur shprehje dhe janë provuar më së miri idetë dhe vizioni bashkëkohor i themeluesve të Universitetit. Fakulteti ynë ofron programe studimi të cilat bëjnë të mundur jo vetëm një formim të shëndoshë arsimor e kulturor të studentëve, por edhe  një përgatitje profesionale në përputhje me standartet e përparuara të kohës. Nëpërmjet veprimtarisë akademike dhe pedagogjike që zhvillohet brenda këtij institucioni, synohet të diplomohen studentë me aftësitë e duhura për të qenë konkurentë të denjë në tregun shqiptar të punës, si dhe për t’u përfshirë aktivisht në transformimet e mëdha politike, shoqërore, ekonomike e kulturore, që shpien në modernizimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj europian.  
Studentët që zgjedhin të studiojnë në fakultetin tonë nga njw pikwpamje, janë të privilegjuar, sepse marrin njohuri në fusha e disiplina elitare që kanë lidhje me sferën e mendimit dhe të ideve, me njeriun, shoqërinë dhe raportet midis tyre, me komunikimin, kulturën dhe artet.
Prania e një stafi të konsoliduar, me kualifikim të lartë akademik dhe me përvojë të gjatë në mësimdhënie, arsimimi i pjesës më të madhe të tij në universitetet perëndimore, metodat e përparuara të mësimdhënies, garantojnë cilësinë e lartë të edukimit që jepet në aulat e fakultetit tonë. Krahas procesit mësimor, kujdes i veçantë tregohet për një jetë sociale sa më të larmishme të studentëve tanë. Veprimtaritë e shumta me karakter edukues e zbavitës, rrethet dhe klubet e ndryshme me karakter kulturor e sportiv, krijojnë për studentët një mjedis shumë tërheqës dhe interesant. Diploma e fituar nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit në UET, ka integritet të lartë dhe mundëson vijimin e studimeve dhe punësimit edhe përtej kufinjve të Shqipërisë. 

devider1LISTA E PROGRAMEVE TË STUDIMITdevider1Departamentet

Komunikim, Marrëdhënie Publike
Përgatit specialistë të nivelit universitar në Shkencat e Komunikimit dhe Marrëdhëniet Publike si edhe Dizajn. Kombinimi i njohurive teorike me ato praktike dhe zbatuese garanton kualifikimin dhe aftësimin e studentëve, duke iu përgjigjur nevojës së tregut të punës për specialistë të Komunikim dizajnit, Marrëdhënieve publike, Komunikimit për organizata biznesi dhe politike, si edhe në Gazetari dhe Studime të mediave.
Përgjegjës i Departamentit: Prof. Asoc. Dr. Belina Budini.

Personeli Akademik

Të brendshëm     Të jashtëm 2017 - 2018
Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada
1 Belina Budini Prof. Asoc. Dr  1 Bujar Kapexhiu Prof. Dr.
2 Elida Miraj Prof. Dr.   2 Mirela Oktrova Dr.
3 Genciana Egro Prof. Asoc. Dr.  3 Sonila Kapidani Msc.
4 Konstantinos Giakoumis Prof. Asoc. Dr.  4 Admirim Banaj Msc.
5 Lorena Licenji PhD   5 Robert Shagla Msc.
6 Shpend Bengu Dr.         
7 Holta Heba Dr.        
8 Irena Myzeqari Dr.        
9 Otjela Lubonja Dr.        
10 Kled Kapexhiu Dr.        
11 Blerjana Bino Dr        
12 Brikena Smajli Dr.        
13 Ermir Gjinishi Dr.        
14 Erisela Marko Msc.        
15 Albana Nexhipi Msc.        
16 Alket Braho Msc.        

devider1Shkenca Sociale të Aplikuara
Përgatit specialistë të nivelit universitar në shkencat politike dhe sektorin e diplomacisë, Të njohin shkencat politike në tërësi dhe marrëdhëniet ndërkombëtare për të punuar në sektorin e shoqërisë civile, media, organizmat politike, organizatat ndërkombëtare, specialistë në administratën publike, në të gjithë sektorët e saj.
Përgjegjës i Departamentit: Prof. Asoc. Dr. Roland Lami.

Personeli Akademik

Të brendshëm     Të jashtëm 2017 - 2018
Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada
1 Tonin Gjuraj Prof. Dr.   1 Perparim Fuga Prof. Dr.
2 Ferit Duka Prof. Dr.   2 Aleksander Dhima Prof. Dr.
3 Roland Lami Prof. Asoc. Dr.  3 Kosta Bajraba Prof. Dr.
4 Enri Hide Prof. Asoc. Dr.  4 Ina Zhupa Dr.
5 Hysamedin Feraj Dr.        
6 Elvin Gjevori PhD        
7 Sokol Lleshi PhD        
8 Eda Gemi PhD        
9 Malvina Tema Dr.         
10 Anjeza Xhaferaj Dr.         
11 Fatri Morina Dr.         
12 Klementin Mile Dr.         
13 Vilma Spahiu Dr.         
14 Gerti Sqapi Dr.        
15 Elona Mehmeti Dr.        
16  Florian Cullhaj Dr        
17 Lulzim Hoxha Dr.        
18 Blendi Lami Dr.        
19 Ketrina Mijo Doktorant        
20 Arjan Çuri Doktorant        
21 Klajdi Logu Msc.        
22 Adela Danaj Msc.        

devider1Edukimi
Kjo degë përgatit studentë me dije të thelluara në politikat e edukimit, hartimin e kurrikulave dhe për të punuar më pas si pedagogë në programet e studimit të pedagogjisë dhe edukimit në ciklin e parë dhe të dytë të studimit.
Përgjegjës i Departamentit: Prof. Asoc. Dr. Tomi Treska

Personeli Akademik

Të brendshëm      Të jashtëm 2017 - 2018
Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada      
1 Ylljet Aliçka Prof. Dr.      
2 Erleta Mato Prof. Dr.      
3 Tomi Treska Prof. Asoc. Dr.      
4 Edi Puka Prof. Asoc. Dr.      
5 Erika Melonashi Prof. Asoc. Dr.      
6 Voltisa  Lama Prof. Asoc. Dr.       
7 Anisa Subashi Dr.        
8 Nazmi Xhomara Dr.        
9 Marsida Duli Dr.        
10 Fleura Shkembi Dr.        
11 Brunilda Hoxhaj Dr.        
12 Klodiana Rafti Doktorant        
13 Sonila Tatili Doktorant        
14 Etleva Haxhihyseni Msc.        
15 Vahidije Kadiu Msc.        
16 Rovena (Lika) Kushta Msc.        
17 Dritan Idrizi Msc.        
18 Eskja Vero Msc.        
19 Odeta Cacaj Msc.