uet-letoniRiga Technical University feston 155-vjetorin e themelimit, si një nga universitetet më të vjetër dhe më të rankuar të vendeve Baltike. Studentët e UET që aktualisht gjenden në Riga janë Gëzim Cako dhe Emiljano Baba nga Departamenti i Matematikës, Statistikës dhe Informatikës, si edhe Eri Guçe, Departamenti Financë-Ekonomiks.

Përfaqësues të Riga Technical University zhvilluan me studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Europian të Tiranës, leksionin e hapur mbi shkëmbimet studentore Erasmus+.

Universiteti letonez feston 155-vjetorin e themelimit, si një nga universitetet më të vjetër dhe më të rankuar të vendeve Baltike. Aktualisht RTU numëron 15 000 studentë, 2000 prej të cilëve janë studentë ndërkombëtarë erasmus.

Drejtuesja e Zyrës Ndërkombëtare, Liene Maurite, u shpreh se është kënaqësi për RTU që këtë vit ka studentët e parë shqiptarë me programin Erasmus+, nga UET. Studentët e UET që aktualisht gjenden në Riga janë Gëzim Cako dhe Emiljano Baba nga Departamenti i Matematikës, Statistikës dhe Informatikës, si edhe Eri Guçe, Departamenti Financë-Ekonomiks.

Bursat Erasmus+ për lëvizshmërinë e stafit dhe studentëve, të financuara nga Komisioni Europian mundësojnë mbulim të shpenzimeve mujore dhe të udhëtimit. Gjithashtu, studentët fitues mbështeten nga zyrat përkatëse të universitetit pritës dhe dërgues, gjatë gjithë procesit.

Thirrjet e reja për shkëmbime në RTU hapen në periudhën prill-maj dhe validimi i fituesve finalë kryhet nga RTU.