hygerta-pjeshka“Të jesh një studente ekselente së pari, është privilegj, sepse ti tanimë ke një titull vlerësimi që të përfaqëson jo vetëm ty si individ, por gjithashtu të njeh edhe kontributin e punës së palodhur, angazhimin dhe dashurinë e reflektuar mbi botëkuptimin e dijeve, ideve të tua. Një prezantim hyrës i shkurtër që tregon një pjesëz të rëndësishme të përkushtimit tënd të madh të jetës”.
Është ky një lloj përkufizimi që Hygerta Pjeshka, studente në degën Shkenca Politike në UET, ka për te qenit një student ekselent.
Ajo është tanimë për të dytin vit radhazi pjesë e këtij rrjeti ekselence dhe krahas rezultateve të larta në mësime është gjithashtu një ndër studentët më aktivë në UET.

 

“Të them të drejtën unë e konsideroj ekselencën jo thjesht si një aftësi, në të vërtetë është një mënyrë sjelljeje në të cilën ti shpalos veprimet e tua. Pra, të jesh një studente ekselente është një sfidë e fortë që ti ke me veten nga njeri krah dhe me të tjerët nga ana tjetër, për sa i përket ruajtjes së atij rezultati final të përkthyer në fund me notat. Një dualizëm mes Unit dhe Tjetrit, si një çelës universal që pret të të hapë portat e suksesit në të ardhmen”, shprehet ajo.
Ndërkohë që rezultatet e larta i ka arritur falë punës dhe përkushtimit ndaj dijes, ajo tregon se një ndër motivimet më të forta që ka për të ecur përpara në jetë është edhe familja e saj.
“Motivi im më i madh, që më ndihmon të bëj përpara si studente ekslente është familja ime, njerëzit e mi që më besojnë, më mbështesin edhe mbi të gjitha më duan për Hygertën e vërtetë që ata njohin, me forcën, intelektin dhe vizionet e saj për të nesërmen e afërt”.